Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Sipas një organizmi global të themeluar për të nxitur demokracinë në mbarë botën, demokracia anembanë botës po dobësohet sepse njerëzit po humbasin besimin në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe po shohin pengim të lirisë së shprehjes.
Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Mbështetje Zgjedhore, apo IDEA Ndërkombëtare, tha në një raport se rënia e demokracisë po ushqehet nga përpjekjet për të vënë në dyshim besimin tek rezultatet e zgjedhjeve, zhgënjimi i përhapur tek të rinjtë mbi partitë politike dhe udhëheqësit e tyre si dhe rritja e ekstremizmit të krahut të djathtë që ka polarizuar politikën.
Organizata me 34 vende anëtare me bazë në Stokholm tha në Raportin e saj vjetor global mbi Gjendjen e Demokracisë se numri i vendeve që lëvizin drejt autoritarizmit është më shumë se dyfishi i atyre që lëvizin drejt demokracisë dhe se regjimet autoritare në mbarë botën kanë thelluar shtypjen e tyre duke shënuar kulmin në vitin 2021.
Autoritarizmi po fiton në vende si Afganistani, Bjellorusia, Kamboxhia dhe Nikaragua.
Raporti 64-faqesh që mat demokracinë në 173 vende, arrin në përfundimin se përparimi në vendet demokratike ka ngecur në pesë vitet e fundit.
Sekretari i Përgjithshëm i IDEA-s Ndërkombëtare Kevin Kasas-Zamora tha se "është thelbësore për demokracitë të zmbrapsin një përzierje toksike krizash që nga kostoja në rritje e jetesës deri te frika mbi ndryshimet klimatike dhe lufta bërthamore".
“Nuk ka qene asnjëherë kaq urgjente nevoja që demokracitë të përgjigjen, t'u tregojnë shtetasve të tyre se mund të krijojnë kontrata të reja shoqërore që mund t’i lidhin njerëzit më shumë se sa t’i ndajnë ata" shtoi ai.
“Në Evropë, demokracia në 17 vende është gërryer gjatë pesë viteve të fundit”, tha organizata.
Në Azi dhe Paqësor, demokracia po bie ndërsa autoritarizmi po forcohet. Ndonëse mbi gjysma e popullsisë së rajonit jeton në demokraci, pothuajse 85% e saj jeton në vende ku demokracia është e dobët apo e prapambetur. Edhe demokraci të tilla si Australia, Japonia dhe Tajvani po vuajnë “gërryerjen” e demokracisë.
Në Shtetet e Bashkuara, kërcënimet ndaj demokracisë vazhdojnë pas presidencës së Donald Trump, shoqëruar nga paraliza politike e Kongresit dhe dobësimi i të drejtave të vendosura prej një kohe të gjatë.
"Bota është në një udhëkryq kritik," tha IDEA, duke shtuar se "janë duke u bërë përpjekje për të ringjallur demokracinë nëpërmjet mekanizmave të duhur".
Ato përfshijnë reformimin e institucioneve ekzistuese demokratike dhe rimendimin e 'kontratës sociale' midis shtetasve dhe qeverisë në një mënyrë që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të popullsisë./ VOA
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se është...
Një person raportohet se ka vrarë ish bashkëshorten e tij ...
Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha minist...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk k...
Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendos...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk ka ka...
Disa persona janë përleshur me policinë në qytetin kinez, Gu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar të mërku...
Nëna e një ushtari rus të kapur në Ukrainë tetë muaj m...
Zonja e parë e Ukrainës i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
Ish-udhëheqësi i Kinës, Jiang Zemin, i cili erdhi në p...
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë p...
Europa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin Perëndi...
Ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nuk ka...
Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-...
Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muaji...
Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djatht...
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 29 nëntor se si...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...