E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Qeveria gjermane mbrojti të hënën planet për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, duke kundërshtuar ankesat si nga brenda koalicionit qeverisës edhe nga opozita, se një gjë e tillë mund të inkurajojë imigracionin e paligjshëm.
Qeveria ka thënë se dëshiron të nxisë imigrimin dhe trajnimin për të përballuar problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, që rëndon mbi ekonominë më të madhe të Europës në një kohë të dobësimit të rritjes ekonomike dhe kur një popullsi në plakje po shton presionin mbi sistemin publik të pensioneve.
“Kushdo që jeton dhe punon këtu në baza të përhershme duhet gjithashtu të jetë në gjendje të votojë dhe të zgjidhet. Ata duhet të jenë pjesë e vendit tonë me të gjitha të drejtat dhe detyrat që i shoqërojnë”, tha kancelari Olaf Scholz në një forum mbi imigracionin të transmetuar në televizion.
"Dhe kjo duhet të jetë plotësisht e pavarur nga origjina, ngjyra e lëkurës, apo përkatësia fetare", shtoi ai.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, nga partia Social Demokrate (SPD) e zotit Scholz, parashtroi planet për të shkurtuar numrin e viteve që një person duhet të presë përpara se të bëhet shtetas, nga tetë, në pesë dhe të heqë kufizimet për shtetësinë e dyfishtë.
Kërkesat e gjuhës gjermane për shtetësinë do të lehtësoheshin gjithashtu për emigrantët e viteve 1950, 1960, shumica e të cilëve turq, që kishin shkuar për të punuar në Gjermaninë Perëndimore.
Zoti Scholz po ashtu mbështeti të drejtën e emigrantëve që të kenë shtetësi të dyfishtë, duke argumentuar se "përkatësia dhe identiteti, nuk janë faktorë që përjashtojnë njëri tjetrin".
Projektligji mund të kalojë nëpër ndryshime ndërsa shkon në departamente të tjera qeveritare për konsultime në ditët në vijim, pas së cilës duhet të miratohet nga kabineti trepartiak dhe më pas t'u dërgohet ligjvënësve në Bundestag.
Sekretari i përgjithshëm i FDP-së, partneri i vogël në koalicion me SPD-në dhe ambientalistët e Gjelbërt, është shprehur kundër planit. Në një intervistë me gazetën “Rheinische Post”, Bijan Djir-Sarai vuri në pikëpyetje kohën e paraqitjes së këtij projektligji, ndërsa dënoi mungesën e përparimit në deportimet dhe luftimin e migracionit të paligjshëm.
Zonja Faeser minimizoi dallimet në koalicion dhe tha se të gjitha partitë e kishin nënshkruar planin në marrëveshjen e tyre të koalicionit. Ndryshimet ligjore mund të hyjnë në fuqi në verën e vitit 2023, shtoi ajo.
Opozita konservatore e ka kritikuar gjithashtu propozimin për shtetësinë. Alexander Dobrindt nga partia CSU e Bavarisë, i tha revistës Bild se reformat do të kishin një "efekt tërheqës për migrimin e paligjshëm"./VOA
Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë...
Shtëpia e Bardhë iu bashkua të hënën kritikave të disa rep...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me...
Rajoni Indo-Paqësor do të luajë një "rol të rëndësishëm dh...
Edhe pse në Europë ka nisur i ftohti, marrëdhëniet mes Hun...
Kombet e Bashkuara thonë se situata në qytetet jugore ...
Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes pena...
Administrata e Bidenit po planifikon një shitje të mun...
Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zha...
Pentagoni po shqyrton një propozim të kompanisë Boeing...
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësim për situa...
Në një referendum të dielën sllovenët mbështetën një l...
Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhu...
Protestat kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gja...
Sot, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Malit të Zi që menjë...
Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjerma...
Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq p...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet këtë ...
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jas...
Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...