NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Europën
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me...

Shtëpia e Bardhë iu bashkua të hënën kritikave të disa republikanëve ndaj ish-presidentit Donald Trump, lidhur me një darke që ky i fundit ka pasur me supremacistin e bardhë Nick Fuentes, duke thënë se në Amerikë, nuk ka vend për forca të së keqes, sikurse racizmi, fanatizmi dhe antisemitizmi.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se ajo nuk do të komentonte çdo lëvizje të zotit Trump, por ishte e rëndësishme që qëndrime të tilla të dënoheshin qartësisht.
"Në shoqërinë tonë nuk ka vend për këto lloj forcash që përfaqësojnë të keqen", u tha ajo gazetarëve. "Kur nuk flisni kundër këtyre lloj komenteve helmuese e të rrezikshme, kjo në vetvete është gjithashtu tepër e rrezikshme".
Zoti Trump ka thënë se takimi në resortin e tij në Mar-A-Lago të Floridës ishte i paqëllimshëm, por ai u përball si rrallë herë me kritika nga republikanët, mes tyre dhe guvernatori republikan i shtetit Arkansa, Asa Hutchinson, i cili e akuzoi zotin Trump për fuqizim të ekstremizmit.
Zoti Trump njoftoi në fillim të këtij muaji se planifikon të kërkojë nga republikanët që ta kandidojnë zyrtarisht për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, por ai mund të përballet me sfidues në këtë përpjekje, përfshirë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin republikan Mike Pence.
“Presidenti Trump gaboi që i dha një vend në tavolinë një nacionalisti të bardhë, një antisemitisti dhe një mohuesi të Holokaustit dhe mendoj se ai duhet të kërkojë falje”, tha zoti Pence të hënën për një media amerikane.
Zoti Fuentes është cilësuar si një supremacist i bardhë nga Departamenti i Drejtësisë. Ai mori pjesë në tubimin e 6 janarit 2021 në Uashington që i parapriu sulmit në Kapitol nga mbështetësit e zotit Trump. Lidhja Anti-Shpifje tha se zoti Fuentes dikur "me shaka" mohoi Holokaustin dhe i krahasoi hebrenjtë e djegur në kampet e përqendrimit, me biskotat në furrë.
Të dielën Shtëpia e Bardhë kritikoi zotin Trumpin duke thënë në një deklaratë se “fanatizmi, urrejtja dhe antisemitizmi nuk kanë absolutisht vend në Amerikë, përfshirë edhe Mar-A-Lago”.
Por zëdhënësja Jean-Pierre shkoi më tej të hënën, duke nënvizuar përgjegjësinë e të gjithëve për të folur kundër mohuesve të Holokaustit dhe atyre që mbështesin qëndrime të tilla.
"Ne të gjithë duhet ta dënojmë këtë dhe duhet ta themi shumë qartë një gjë të tillë", tha ajo./VOA
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me...
Rajoni Indo-Paqësor do të luajë një "rol të rëndësishëm dh...
Edhe pse në Europë ka nisur i ftohti, marrëdhëniet mes Hun...
Kombet e Bashkuara thonë se situata në qytetet jugore ...
Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndjekjes pena...
Administrata e Bidenit po planifikon një shitje të mun...
Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zha...
Pentagoni po shqyrton një propozim të kompanisë Boeing...
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësim për situa...
Në një referendum të dielën sllovenët mbështetën një l...
Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhu...
Protestat kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gja...
Sot, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Malit të Zi që menjë...
Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjerma...
Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq p...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet këtë ...
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jas...
Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin ...
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjed...
Pentagoni po shqyrton një propozim të Boeing për të fu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...