Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe hedh dyshime në seriozitetin e rrugëtimit të Serbisë.
Deutsche Welle: Zoti President, ju po udhëtoni në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Lufta e Ukrainës ka krijuar një dinamikë të re në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. A do ta përshpejtojë kjo luftë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE?
Frank-Walter Steinmeier: Nuk e di, nëse do ta përshpejtojë, por udhëtimi im synon pikërisht të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë. Natyrisht, ne kemi patur edhe debate me kolege dhe kolegë nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mos dëshira e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të trajtohet ndoshta më shpejt se të gjitha kandidaturat e tjera të bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E kuptoj padurimin, por si shumë të tjerë, edhe unë do t'u siguroj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Dhe udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e menaxhueshme.
Megjithatë, BE-ja nuk ka një plan kohor për Ballkanin Perëndimor. Kështu që disa vende i kanë caktuar vetë datat se kur synojnë anëtarësim, si për shembull, në vitin 2030. A do t'u thoni deputetëve se kjo datë është realiste, kur të flisni në parlamentet e këtyre vendeve?
Unë jam President, e jo profet! Pradaj, siç thashë, kjo varet nga vullneti i brendshëm për t'u reformuar dhe nga gatishmëria për t'i zbatuar realisht reformat. Por sot ne mund të argumentojmë edhe ndryshe karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sepse, për shembull, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtare përpara. Kjo forcon vetëbesimin në këto vende dhe gjithashtu ua bën të qartë të tjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, se ky hap ia vlen. Dhe, të mos harrojmë se, përtej çështjes së anëtarësimit në kuptimin e ngushtë të fjalës, edhe gjatë këtij rrugëtimi shënohen përparime. Në Berlin filloi shumë vite më parë Procesi i Ballkanit Perëndimor. Siç më kujtohet, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Por, duke pasur parasysh samitin e fundit, atëherë mendoj se udhëtimi me letërnjoftime, njohja reciproke e diplomave shkollore dhe universitare, gatishmëria e evropianëve për të ndihmuar në rritjen e çmimit të energjisë, janë përparime domethënëse. Pra, e kuptoj padurimin, pa diskutim. Por nuk jemi as në fazën kur duhet të flasim për shkurajim. Jo vetëm për shkak të Ukrainës, sepse ne të gjithë jemi duke mbajtur një sy nga Ballkani Perëndimor, por edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku ka hapa përpara.
BE-ja pret reforma të shpejta nga Ballkani Perëndimor, por gjithashtu thotë se duhet të reformojmë veten së pari, përpara se të jemi të gatshëm për të pranuar anëtarë të rinj. Dhe sa mendoni se mund të zgjasë kjo?
Duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por më duhet t'jua pranoj se nuk shoh asnjë shenjë për momentin që institucionet evropiane do të reformohen së shpejti. Duke qenë se unë i njoh institucionet evropiane prej shumë vitesh edhe nga brenda, e di që jemi në një seri krizash multiple, kujtoj krizën e euros, na kujtohet kriza e refugjatëve e viteve 2015 dhe 2016. Si BE kemi pasur një sfidë të madhe me luftimin e pandemisë. Sigurisht, të gjitha këto ishin kriza që vijuan me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe, siç e shohim tani, kriza e pandemisë nuk ka përfunduar ende, dhe lufta e agresionit rus kundër Ukrainës është një barrë për të gjithë ne. Gjëra të tilla thithin energji dhe nuk lënë hapësirë në kokat e njerëzve për reforma të brendshme, megjithëse jam dakord që ato janë urgjente.
Në luftën e Ukrainës, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor po tregojnë solidaritet të madh. Ato po zbatojnë sanksionet kundër Rusisë, me gjithë shqetësimet e mëdha për pasojat. Përjashtim bën Serbia, e cila tregon vazhdimisht afërsinë e saj me Moskën. A i shpërblen BE-ja mjaftueshëm këto qëndrime solidariteti të vendeve të Ballkanit Perëndimor? Dhe si duhet të sillet ajo me Serbinë?
Për t'iu përgjigjur pjesës së parë të pyetjes, kjo është një nga arsyet, pse unë jam në rajon tani. Sepse dua të krijoj një përshtypje për atmosferën e atjeshme. Dhe mendoj se me siguri do të marrim një pamje të përgjithshme për atmosferën. Që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria jo vetëm dëshmojnë solidariteti me Ukrainën, jo vetëm demonstrojnë qëndrim të përbashkët, për shembull, në rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë, por edhe përmbushin detyrimet e tyre brenda NATO-s, veç kësaj, Shqipëria përfaqësohet edhe jashtë NATO-s, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mendoj se meriton njohje dhe respekt. Por kjo është diçka që duhet të nxisë vetëbesimin në këto vende. Nëse është kështu, sigurisht që këtë do ta shoh gjatë udhëtimit tim. Dhe sa i përket Serbisë, pra pyetjes suaj të dytë, ne po mundohemi ta bindim Serbinë se rruga që po bën Serbia tani, ngre pyetje rreth seriozitetit, me të cilin ajo po bën rrugëtimin e saj në drejtim të BE-së. Kam gati 20 vjet që ndjek rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kam qenë shpesh në Serbi. Jam i sigurt se njerëzit në Serbi nuk duan të qëndrojnë prapa dëshirës, ??që vjen edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t'iu afruar Bashkimit Evropian e për t'u bërë dikur anëtarë të tij. Në këtë aspekt, unë mund të shpresoj dhe do të vazhdoj të përpiqem ta bind lidershipin politik në Serbi që të ndjekë këtë rrugë pa mëdyshje.
Së fundi, edhe dy fjalë për konfliktin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që u zgjidh në minutën e fundit. Çfarë mund të bëjnë Gjermania dhe Evropa për të frenuar realisht dhe në terma afatgjatë këtë rrezik sigurie në rajon?
Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t'u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore./ DW
Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq p...
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të pritet këtë ...
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jas...
Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin ...
Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjed...
Pentagoni po shqyrton një propozim të Boeing për të fu...
Administrata e presidentit Joe Biden po synon që gjatë...
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian e ka ulur për ga...
Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët ameri...
Në të merrnin pjesë drejtues të bizneseve aziatike, politi...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të mena...
Një burrë me veshje ushtarake, me një kapelë “fantomë” në ...
Udhëheqësi shpirtëror dhe politik i Iranit ka lavdëruar pë...
Bota siç ishte para luftës në Ukrainë - kjo është ajo që d...
Dy ligjvënës republikanë, partia e të cilëve merr në j...
Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Uk...
Sam Bankman-Fried i vjen keq për grindjen që mund t'i ...
Protestat në Kinë kundër masave të rrepta të qeverisë ...
Pas lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...