Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nuk ka asnjë vend ku mund të jetë e sigurt nga xhelatët e regjimit, madje as në ëndërr, thotë Anush. Kanë kaluar pak më shumë se një muaj që kur “Der Spiegel” bisedoi për herë të parë me Anush, mësuesen nga kryeqyteti iranian Teherani, në mesin e 20-ave.
Në atë kohë, protestat që shpërthyen pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares Jina Mahsa Amini ishin përhapur në të gjithë vendin. Anush thotë se u bë që në fillim pjesë e tyre. Tani, ajo ka vendosur sërish të ndajë përvojat e saj, duke përdorur mesazhe të gjata në platformat e ndryshme të komunikimit.
Por ajo ka ndryshuar shërbimin që përdor. Ndien se "WhatsApp" nuk është edhe aq i sigurt. Regjimi, thotë ajo, e ka shtuar shumë presionin. Terrori është kudo, dhe vetëm një pjesë e tij raportohet në media. Anush tregon se një e njohura e saj u përdhunua në burg pasi u arrestua.
“Që nga ajo kohë kam pasur makthe të përsëritura në gjumë sikur po përdhunohem vetë”- thotë ajo. Pavarësisht dhunës, njerëzit në Teheran dhe gjetkë në vend po vazhdojnë të dalin në rrugë për të protestuar. Fokusi kryesor javës së kaluar ishin masakrat në zonat kurde të vendit.
Gjithsesi, është e vështirë të përcaktohet se ku po zhvillohen demonstratat dhe sa të mëdha janë ato, pasi interneti është bllokuar në shumë pjesë të vendit. Por lufta kundër diktaturës nuk e gjen më shprehjen e saj vetëm në protestat në rrugë.

“Ne brohorasim kundër regjimit edhe nga dritaret e shtëpive tona, edhe pse forcat e sigurisë po hapin më shpesh zjarr ndaj nesh. Ne po bojkotojmë kompanitë që reklamojnë në televizionin shtetëror. Po përdorim paratë cash në vend të kartave të kreditit, duke mbledhur para për njerëzit në zonat kurde. Kur ecim në rrugët, i bëjmë njëri-tjetrit shenjën V për fitore”- thotë Anush.
Kryengritja kundër mullahëve po vazhdon prej 10 javësh, shumë më gjatë se sa mendohej të ishte e mundur nga sundimtarët iranianë, komuniteti ndërkombëtar, madje edhe vetë protestuesit. Dhe sipas raporteve nga brenda Iranit forma e rezistencës po ndryshon.
Ka më pak protesta masive, por më shumë protesta të vogla shumë të përhapura. Grupe të vogla nga një lagje specifike, ndonjëherë edhe nga vetëm një pallat, dalin papritur dhe nisin të bërtasin “Poshtë diktatura!”, duke filmuar tubimin dhe më pas duke u shpërndarë.
Për shumë iranianë, rebelimi është bërë pjesë e jetës së tyre të përditshme. Në rrjetet sociale po shpërndahen imazhe dhe video nga dhjetëra mijëra njerëz. Atje mund të shihen video nga Teherani që tregojnë njerëz nga të gjitha sferat e jetës - nga të rinjtë adoleshentë deri tek femrat elegante, dhe ato në moshë mesatare - duke shëtitur nëpër qytet me flokët e tyre zbuluar dhe duke përshëndetur njëri-tjetrin me grushtin lart.
Po ashtu shihen duke u përqafuar dhe puthur përballë monumenteve kryesore të qytetit të tyre. Orientalisti nga Zvicra Reinhard Shulce, thotë se për momentin është në rrezik përkufizimi i vetë kombit iranian. Pyetja kryesore është: Kush i përfaqëson iranianët?

“Ne!”- këmbëngul regjimi i Ajatollah Ali Khameneit, që vazhdon të dënojë me vdekje kundërshtarët e tij. “Jo, i përfaqësojmë ne”- kundërpërgjigjen ata që janë ngritur kundër regjimit.
Shulce beson se karakteri i kombit iranian ka ndryshuar gjatë javëve të fundit. Popullsia, thotë ai, po i beson gjithnjë e më pak premtimet e bëra nga Republika Islamike dhe institucionet e saj, që janë në pushtet prej 43 vjetësh. Ditë pas dite, njerëzit po kërkojnë një model më liberal, në të cilin sundimi i ligjit duhet të luajë gjithashtu një rol të fortë.
Por është e qartë se në shoqërinë iraniane po ndodh një ndryshim i rëndësishëm. “Legjitimiteti i regjimit po dobësohet. Liderët aktualë nuk njihen më nga populli i tyre”- thotë orientalisti Shulce. Sigurisht, thotë ai, është e vështirë që iranianët ta besojnë që një ditë mullahët do të largohen nga pushteti, por ka gjithashtu shumë shprese dhe guxim.
Në fillim, isha pjesë e një grupi prej 4 vetash, thotë 23-vjeçari Ardalan, nga veriu i vendit me shumicë kurde, që na e tregoi historinë e tij përmes dhjetëra mesazheve zanore. Ata ishin një ekip i reagimit emergjent që kujdesej për demonstruesit e plagosur.
“Dy prej tyre u vranë dhe një u arrestua. Kam mbetur vetëm unë”- thotë ai. Ardalan tregon se edhe atë e kanë futur në burg, e kanë torturuar, dhe e kanë akuzuar për “fyerje të Profetit” sepse kishte ndihmuar të plagosurit. Më pas u lirua me kusht.
“Unë po shkoj ende në protesta! Ne duhet t’i trajtojmë menjëherë plagët, përndryshe shumë prej të plagosurve nuk do të mbijetojnë”. Në fillim kundër tyre qëllohej me gaz lotsjellës dhe plumba manovër. Tani regjimi po përdor snajperët. Që kur Ajatollah Khomeini mori pushtetin në vitin 1979, Teherani ka propaganduar luftën kundër imperializmit të supozuar amerikan dhe kundër diskriminimit të myslimanëve shiitë në Arabinë Saudite dhe në autokracitë e tjera të Gjirit Persik.
Por Republika Islamike ka qenë gjithmonë një shtet që shtyp pakicat:kurdët në perëndim, baluçët në juglindje dhe arabët sunitë në jug. Që nga dita e parë e trazirave në shtator, protestat në zonat kurde si dhe ato në provincën në Sistan dhe Baluçistan polici ka qëlluar me municione të vërteta.
“Unë nuk dua të përdor termin ‘gjendje lufte’, në një luftë të dyja palët janë të armatosura. Por ne kemi vetëm tulla që i grumbullojmë për të formuar barrikada, ndërsa pala tjetër është e armatosur rëndë. Ne kemi krijuar një rrjet për transportin e mjeteve mjekësore dhe fashave. Dhe përdorim rrugë dytësore, pasi të gjitha rrugët kryesore monitorohen. Në postblloqe policia kontrollon për mjete mjekësore. Nëse i ke me vete, arrestohesh”- thotë Ardalan.
Sipas ligjit, Gjysmëhëna e Kuqe - versioni i Kryqit të Kuq në botën myslimane - është përgjegjëse për t’i ndihmuar të gjithë. “Në fakt, ata që plagosen nga Garda Revolucionare dërgohen menjëherë në burg. Kur më arrestuan, më thyen gishtat. Të gjithë e njohin burgun famëkeq të Evinit në Teheran. Por gjëra shumë më të këqija ndodhin në burgjet në Kurdistan. Aty ka më shumë tortura. Kjo është metoda e regjimit për përhapjen e frikës”- tregon i riu iranian.
Afshon Ostovar, profesor i çështjeve të sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterej, Kaliforni dhe autor i një libri mbi Gardën Revolucionare Iraniane, beson se regjimi është në prag të rrëzimit.
“Ajo që po shohim tani është një revolucion brezash, pra brezi i ri kundër regjimit”- thotë ai. Ostovar nuk dëshiron të parashikojë nëse do të jetë i suksesshëm tani, apo vetëm pas 1-2 apo 5 vitesh. “Shpërbërja e regjimit iranian sapo ka filluar”- nënvizon ai. Sipas Ostovar pas çdo të riu që vritet, lideri suprem po e humb edhe mbështetjen e kushërinjve, hallave, dajave, prindërve dhe gjyshërve të viktimës.
Ndërkohë politologu gjermano-iranian Ali Fathollah-Nejad beson se në fund të fundit do të varet nga mënyra se si do të përgjigjen punëtorët. Tashmë ka pasur protesta mes punëtorëve me kontratë në sektorin e naftës dhe gazit. Fathollah-Nejad thotë se ata po debatojnë nëse dhe kur do t'i bashkohen kryengritjes.
Ai thotë se një koalicion i tillë i demonstruesve dhe punëtorëve do të kishte shanse të mira për sukses. Ata kanë diçka të përbashkët:Nuk besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet nën këtë regjim. Në jug të Iranit, ku ndodhen fushat më të mëdha të naftës, ka pasur deri më tani më pak demonstrata sesa në Teheran apo Kurdistan.
Por edhe atje grevat dhe protestat janë në rritje. Punëtorët e një rafinerie nafte, shoferët e kamionëve me distanca të gjata dhe punonjësit e prodhuesit të automobilave “Bahman Motor” në Teheran po kërkojnë ndryshim, sidomos të pagave me të cilat mund të mbijetojnë. Në fund të fundit, deri më tani slogani i përdorur në këto protesta - Gruaja, Jeta, Liria - mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë një fjalë tjetër:Bukë.
Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i shprehu të...
Këtë të enjte (01.12) në Shtëpinë e Bardhë ka një program ...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-H...
Partia Komuniste kineze u zotua të godasë me vendosmëri at...
Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e so...
Mbrëmjen e sotme, Kosova është tronditur nga një krim,...
Në një qytezë të vogël në perëndim të Vinskonsit po përhap...
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimev...
Sipas një organizmi global të themeluar për të nxitur demo...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se është...
Një person raportohet se ka vrarë ish bashkëshorten e tij ...
Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha minist...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk k...
Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendos...
Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk ka ka...
Disa persona janë përleshur me policinë në qytetin kinez, Gu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar të mërku...
Nëna e një ushtari rus të kapur në Ukrainë tetë muaj m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...