
Blinken rikonfirmon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Krimea, gadishulli ukrainas i Detit të Zi i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës. Ai i bëri këto komente duke arsyetuar kundërshtimin e tij ndaj propozimit që Zagrebi t'i ofronte ndihmë ushtarake Kievit.
Në dhjetor, ligjvënësit kroatë kundërshtuan një propozim që vendi të bashkohet me një mision të Bashkimit Evropian në mbështetje të ushtrisë ukrainase, duke pasqyruar ndarjen e thellë midis presidentit Milanoviç dhe kryeministrit Andrej Plenkoviç.
Një kritik i zëshëm i politikës perëndimore në Ukrainë, presidenti Milanoviç ka thënë se nuk dëshiron që vendi i tij, shteti më i ri anëtar i BE-së, të përballet me ato që ai i ka quajtur pasoja potencialisht katastrofale të luftës në Ukrainë.
Ajo që po bën perëndimi për Ukrainën "është thellësisht jomorale sepse nuk ka zgjidhje (për luftën)”, u tha presidenti Milanoviç gazetarëve gjatë një vizite në kazermat ushtarake në qytetin lindor Petrinja, duke iu referuar mbështetjes ushtarake perëndimore për Kievin.
Ai shtoi se dërgimi i tankeve gjermane në Ukrainë do të shërbejë vetëm për ta afruar Rusinë me Kinën.
“Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, shtoi presidenti Milanoviç.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është zotuar të rivendosë pushtetin ukrainas mbi Krimenë e aneksuar nga Rusia në 2014, në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera.
Rusia thotë se një referendum i mbajtur pasi forcat ruse pushtuan gadishullin, tregoi se qytetarët e Krimesë duan vërtet të jenë pjesë e Rusisë. Referendumi nuk njihet nga shumica e vendeve të botës.
Presidenti kroat Milanoviç kritikoi vendet perëndimore për përdorimin e standardeve të dyfishta në politikën ndërkombëtare, duke thënë se Rusia do të përdorë atë që ai e quajti "aneksim i Kosovës" nga komuniteti ndërkombëtar, si një justifikim për marrjen e pjesëve të Ukrainës.
Ai iu referua shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pas luftës së viteve 1998-1999, në të cilën vendet e NATO-s bombarduan Jugosllavinë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, për të mbrojtur Kosovën me shumicë shqiptare.
"Ne e njohëm Kosovën kundër vullnetit të një shteti (Serbisë) të cilit i përkiste Kosova", tha ai, duke tërhequr vërejtjen se nuk po e vinte në dyshim pavarësinë e Kosovës por konceptin e standardeve të dyfishta perëndimore.
Zoran Milanoviç, një ish-kryeministër i Kroacisë nga Partia Social Demokrate, ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur mori detyrën kryesisht ceremoniale të presidentit, duke i lidhur politikat e tij me ato të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bas...
Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka sekue...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e...
Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më t...
Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë s...
Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të...
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkru...
Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dek...
Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorë, i quajtur Chas...
Universitetet australiane do t'u kthehen provime...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka r...
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshm...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...