
Boris Johnson ngre pretendimet e forta/ Putin kërcënoi me sulm me raketa
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve është më e rënda prej vitesh. Para se të mbërrinte në Izrael, zoti Blinken tha se Uashingtoni ka besim të palëkundur tek një zgjidhje e negociuar me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve. Ai u zotua që të nxisë të dyja palët, në kryeqytetin izraelit dhe në Bregun Perëndimor, që të ulin tensionet që nga fillimi i vitit kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi Izraelit dhe palestinezëve të ulin tensionet në fillim të vizitës. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër çdo nxitjeje për gjakderdhje të mëtejshme.
“Është përgjegjësi e të gjithëve që të ndërmarrin hapa për të qetësuar tensionet dhe jo për t'i ndezur ato. Unë do ta bëj të qartë këtë gjatë gjithë vizitës në Izrael dhe Bregun Perëndimor me të gjithë ata që takoj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit me të arritur në Izrael.
Para se të shkonte në Tel Aviv, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken u tha gazetarëve në Kajro se “Uashingtoni ka besim të palëkundur në zgjidhjen e negociuar me dy shtete si e vetmja rrugë për një zgjidhje të qendrueshme për konfliktit”.
Qeveria e re e vijës së ashpër e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu përfshin partnerë që kundërshtojnë shtetësinë palestineze. Në anën tjetër kontrolli mbi territoret palestineze është i ndarë mes partisë së presidentit Mahmud Abas, i cili përkrah zgjidhjen e arritur përmes bisedimeve, dhe islamistëve rivalë të Hamasit, të cilët janë betuar për shkatërrimin e Izraelit.
Nga 1 janari, të paktën 35 palestinezë, të armatosur dhe civilë, janë vrarë në aksionet pothuajse ditore nga ushtria izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Ramallah, duke e bërë këtë muaj më të përgjakshmin në Bregun Perëndimor nga viti 2015.
Izraeli është në gatishmëri të lartë pasi një palestinez hapi zjarr në një rrugë pranë një sinagoge të premten, duke vrarë shtatë persona në sulmin më të rëndë të tillë në Jeruzalem për më shumë se një dekadë. Kjo pasoi një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten, ku u vranë 10 palestinezë, kryesisht persona të armatosur.
“Të marrësh një jetë të pafajshme në një akt terrorizmi është gjithmonë një krim i urryer. Por të vësh në shënjestës njerëz pranë vendeve të tyre të shenjta është veçanërisht tronditëse. Pra, sulmi i së premtes ishte më shumë se një sulm ndaj individëve. Ishte gjithashtu një sulm ndaj të drejtës universale të kryerjes së riteve fetare. Ne e dënojmë atë në formën më të ashpër”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken pas arritjes në Tel Aviv.
Raundi i fundit i bisedimeve të organizuara nga SHBA-të për themelimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit ka ngecur që nga viti 2014./ VOA
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bas...
Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka sekue...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e...
Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më t...
Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë s...
Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të...
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkru...
Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dek...
Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorë, i quajtur Chas...
Universitetet australiane do t'u kthehen provime...
Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më ...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka r...
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshm...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin ndaj "...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...