VIDEO/ Momentet kur përfshihet nga flakët një park ujor në Suedi
Pamjet tregojnë një zjarr të madh që ka përfshirë një ...

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë të Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”. Partia kryesore e serbëve në Kosovë ka thënë se me veprime të tilla, po tentohet të fajësohen serbët "për incidente të reja të mundshme".
Në raportin e rregullt 24-orësh, Policia tha se fletushkat u shpërndanë në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë tha se dyshohet se këto fletushka u shpërndanë “dje gjatë dhe pas protestës”.
“Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, tha Elshani.
Fletushkat, të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në "Telegram", përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e këtyre fletushkave të shpërndara në rrjetin social, "Telegram".
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u bëri thirrje qytetarëve në veri që “të mos bien pre e provokimeve të tilla”.
Sipas kësaj partie, kushdo që i ka bërë këto veprime, ka pasur për synim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”.
Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt serbët protestuan kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa.
Protestuesit kërkuan që të anulohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për kryerjen e pagesave.
Disa orë pas protestës, BQK-ja njoftoi për zgjatjen e fazës së tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se tre muaj. Paraprakisht, kjo fazë tranzicioni ishte thënë se do të zgjaste gjatë shkurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit, e as ndalimin e mbështetjes që Serbia jep për serbët e Kosovës përmes dinarit.
Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, që ka argumentuar se vendimi është marrë pa konsultime paraprake.
Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.
Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.
BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara.
Shteti serb, më pas, mund t’i nisë fondet në dinarë, por ato me automatizëm konvertohen rrugës në euro.
Ndryshe, në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ditë më parë u shfaqën edhe disa grafite me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Brigada e Veriut, së bashku me Mbrojtja Civile janë organizata që Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste në vitin 2023.
Besohet se këto dy organizata veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb./REL
Pamjet tregojnë një zjarr të madh që ka përfshirë një ...
Puna e operatorit të pajisjeve bujqësore është numri n...
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkua...
Rritja e varësisë së Evropës për naftën dhe gazin norvegje...
Britania e Madhe i ka sanksionuar katër shtetas izraelitë ...
Ushtria ruse goditi Ukrainën me një breshëri dronësh të di...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën në Beo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takoh...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se ...
Rrugët e gjalla dhe rrokaqiejt e qytetit të Nju Jorkut jos...
Një qen i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së nu...
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nj...
Të paktën 68 njerëz mësohet se kanë vdekur pasi një rr...
Në Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan më 12 shkurt kun...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është shp...
Një ngjarje ditën e sotme ka tronditur Greqinë. Një egjipt...
Mbështetja dhe përmirësimi i shëndetit mendor mund të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të ...
Që kur ishte president amerikan, detyrimet e anëtarëve të ...
Teksa rriten mundësitë që presidenti aktual amerikan, Joe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...