
Gjeneral-major Ozkan Ulutash e ka marrë të martën detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit të muajit të kaluar në veri të vendit.
Kjo është hera e parë që KFOR-i do të udhëhiqet nga një komandant turk.
Ulutash e mori detyrën nga komandanti i deritanishëm italian, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, gjatë një ceremonie në Prishtinë, duke u bërë komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë që nga viti 1999.
Duke folur pasi e mori detyrën, Ulutash tha: “Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t'u siguruar se kjo njësi e shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën".
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiç, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë.
Karriera e tij ushtarake nisi pasi e përfundoi shkollën e mesme ushtarake më 1985 dhe Akademinë ushtarake në vitin 1989.
Që nga viti 2021 ka shërbyer si drejtor për strategji në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, ndërsa më parë kishte qenë komandant i përgjithshëm i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s në Turqi.
Më parë, Ulutash kishte mbajtur edhe pozita të tjera ushtarake, si: zëvendëskomandant i sektorit të Komandës së Përbashkët të NATO-s në Norfolk, drejtor i Qendrës për Studime Historike Ushtarake në Ankara dhe zëvendëskomandant i Garnizonit të Brigadës së 28-të të Këmbësorisë së Mekanizuar./ REL
1.5 miliardë njerëz mund të përballen me nxehtësi vdek...
Sundimtari Arabisë Saudite - Princi i Kurorës Mohammed...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunoj...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka ...
Hamasi është një organizatë islamike, e cila ka një ba...
Komisioni Evropian ka marrë vendimin se ndihmat humani...
Të martën Turqia pritet të marrë komandën e KFOR-it në një...
Izraeli ka siguruar kufirin me Gazën pasi militantët e Ham...
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një...
Pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një numër të...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është inter...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se të paktën 11...
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, SHBA-së, Francës, Italis...
Palestinezët në Gaza, nuk janë asnjëherë shumë larg syve t...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Ish-ministri Genc Pollo foli lidhur me situatën e rënd...
Një italiane e cila ka qenë me pushim në Tiranë në zon...
Situate në Izrael është e rëndë. Shifrat e jetëve të h...
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv, Meri Kumbe ka folur...
“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...