
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit - e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radoiçiçit, sipas hulumtimit të "Radios Evropa e Lirë".
Radoiçiç, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë me biznesmenin Zvonko Vesellinoviq nga veriu i Kosovës dhe vëllain e tij Zharkon.
Kompanitë që operojnë nga ata fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022, sipas raporteve financiare të analizuara nga "REL".
Janë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin me qytetet në Serbi dhe ndërmarrje të ndryshme publike.
Vetëm tri ditë pas sulmit të armatosur në veri të Kosovës, kompania e tyre mori përsipër edhe ndërtimin e një ure në afërsi të Kralevës, në vlerë të rreth një milion eurove.
Qeveria e Serbisë dhe ministria kompetente deri në publikimin e tekstit nuk iu përgjigjën pyetjeve të "REL"-it se mbi çfarë baze kompanitë e Radoiçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviq fituan tenderët.
Nuk ka përgjigje as në pyetjen nëse ndërpritet bashkëpunimi me shtetin pasi Radoiçiçi u identifikua si organizator i sulmit në Banjska.
Kompanitë në pronësi të Vesellinoviqit dhe Radoiçiçit nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me operacionet dhe asetet.
Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili u cilësua si akt terrorist në Prishtinë, autoritetet kosovare e lidhën Millan Radoiçiçin me aktivitete kriminale. Për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Vesellinoviqi.
Por Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve të Kosovës.
Sulmi në Banjskë nuk trajtohet si terrorizëm dhe Radoiçiçi nuk akuzohet për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në procedurë para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Ndër krimet e dyshuara janë shkaktimi i rrezikut publik dhe mbajtja pa leje e armëve.
Beogradi zyrtar ka vendosur edhe të mos i zbatojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj Radoiçiçit dhe Vesellinoviqit, sepse për këtë nuk ka detyrime ndërkombëtare.
Ata u futën në listën e zezë të SHBA-së në dhjetor 2021 për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion.
Asetet e kompanisë janë gati 40 milionë euro
Millan Radoiçiç, së bashku me Zvonkon dhe Zharko Vesellinoviqin, zyrtarisht janë regjistruar me emrin e tij si pronar i një kompanie - "Inkop" nga Quprija në Serbinë qendrore.
"Inkop" si kompani amë, zotëron edhe katër kompani tjera që zhvillojnë aktiviteteve të ndryshme - nga ndërtimi, menaxhimi i hoteleve, deri te trafiku.
Pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e këtyre pesë kompanive kapin vlerën e së paku 38 milionë eurove, sipas raporteve financiare për vitin 2022, të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).
Ndërtimi i rrugëve është biznesi më fitimprurës
Ndër kompanitë e Radoiçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviq, më fitimprurësja është "Inkop", makineritë e së cilës ndërtuan rrugë në disa lokacione në Serbi. “Inkop” fitoi rreth 17.4 milionë euro në vitin 2022.
Në atë kompani, Millan Radoiçiç dhe Zvonko Vesellinoviq kanë secili nga 40 për qind, ndërsa Zharko Vesellinoviq ka 20 për qind.
Sipas raporteve financiare të analizuara nga "REL"-i, pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e “Inkop”-it vitin e kaluar kapin vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Ajo kompani së bashku me pronarët e saj është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, meqenëse nuk janë të detyrueshme për Serbinë, “Inkop” funksionon pa pengesa.
Ndër projektet e hulumtuara më parë nga "REL"-i, dallohet ndërtimi i rrugës nga Pozharevaci në Golupec në lindje të Serbisë.
Aty, në shkurt të vitit 2022, shteti dha pëlqimin që kompania “Inkop” të ishte një nga nënkontraktorët e kompanisë kineze “Shandong”, për të cilën "REL"-i ka shkruar më parë. Punimet ende janë duke vazhduar.
Vila me pishinë pranë stadiumit të Zvezdës
Muret e larta, kamerat dhe rojet e sigurisë fshehin një vilë prej gati 500 metrash katrorë në një zonë elitare të Beogradit nga sytë e publikut.
Një vilë me pishinë dhe një truall me 15 ari pranë stadiumit të futbollit Crvena Zvezda janë në pronësi të kompanisë “Inkop”.
Çmimi mesatar për metër katror për shtëpitë në atë komunë të Beogradit është rreth katër mijë euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë për patundshmëri për vitin 2023.
Kjo do të thotë se vila në pronësi të Radoiçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviq do të kushtonte së paku dy milionë euro në treg.
Kontratë me shtetin pas sulmit në Banjskë
Tri ditë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, kompania “Novi Pazar-put”, pronarët përfundimtarë të së cilës janë Millan Radoiçiç dhe vëllezërit Vesellinoviq, kanë marrë një punë nga shteti.
Kompania publike “Putevi Srbije”(Rrugët e Serbisë) më 27 shtator ia besoi asaj ndërmarrjeje ndërtimin e urës në Adrane afër Kralevës, me vlerë rreth një milion euro.
"REL"-i pyeti kompaninë publike “Putevi Srbije”pse ia besoi punën kompanisë “Novi Pazar-put” dhe nëse vendimi është rishqyrtuar pas sulmit të armatosur në Banjskë të organizuar nga Radoiçiqi. Ata u përgjigjën se Ligji për Prokurimin Publik “nuk parasheh rishikimin e vendimit për dhënie të kontratës” në atë rast.
Ata shprehen gjithashtu se “nuk ka rëndësi se kush është pronari i kompanisë që merr pjesë në prokurimet publike”.
“Novi Pazar-put” është në pronësi të “Inkop”-it, gjegjësisht Radoiçiçit dhe Vesellinoviqit, që nga janari i vitit 2020.
Edhe ajo kompani është nën sanksionet amerikane porse merr kontrata nga shteti i Serbisë./Radio Europa e Lirë
Pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një numër të...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është inter...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se të paktën 11...
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, SHBA-së, Francës, Italis...
Palestinezët në Gaza, nuk janë asnjëherë shumë larg syve t...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Ish-ministri Genc Pollo foli lidhur me situatën e rënd...
Një italiane e cila ka qenë me pushim në Tiranë në zon...
Situate në Izrael është e rëndë. Shifrat e jetëve të h...
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv, Meri Kumbe ka folur...
“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë s...
Zëdhënësi i Brigadave Al Qassam, krahu i armatosur i Hamas...
Disa shpërthime janë regjistruar në rajonin kufitar mi...
E quajnë fantazmë por ai ekziston dhe e ka demonstruar në ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizit...
Një shkencëtar që zhvilloi një antibiotik të ri që mun...
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në të gjithë Jerusalemi...
BE-ja ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e des...
Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqip...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...