Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Kurti konfirmon pjesëmarrjen
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka ...

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se "Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve që është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve”. Sipas tij, të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, duke ritheksuar se "blloku evropian pret bashkëpunim të Serbisë për ndriçimin e sulmit mbi policinë e Kosovës”.
"Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, e kur ka vullnet ka dhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë askush të fshihet prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash të gjeturat tua, si mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, tha zëdhënësi Stano.

Sipas tij, "rrethanat e sulmit, duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një pamje të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe kush mori pjesë e kush e organizoi”, tha zëdhënësi Stano, duke nënvizuar se "Bashkimi Evropian bazuar në të gjeturat, do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi”.
Autoritetet e Kosovës kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që ta ndëshkojë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi që pati hënën me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, tha se "kërkesa e Kosovës është e qartë, masa konkrete kundër Serbisë, pas atij akti agresioni ndaj Kosovës”.
"Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoiçiq dhe politikisht nga Aleksandar Vuçiç. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t'i tërheqë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një komunikatë të presidencës.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se "sanksionet ndaj Serbisë nga faktori ndërkombëtar për rastin në Banjskë janë të nevojshme”, pasi sipas tij, "nëse ato nuk vendosen, Serbia do ta përsërisë krimin”.
"Provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, u shpreh Kurti, për mediumin malazez "Pobjeda”.

Autoritetet e Serbisë e mohojnë përfshirjen e shtetit në sulmin e 24 shatorit mbi policinë e Kosovës, ku një polic u vra dhe më pas tre sulmues. Beogradi zyrtar po ashtu mohon çfarëdo lidhje me grupin e armatosur që kreu sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radoiçiç, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, që është partia me e madhe e serbëve në Kosovë.
Sidoqoftë, komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilit këtë të martë i përfundoi mandati, ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është jostabile dhe me mundësi përshkallëzimi. NATO tashmë ka filluar shtimin e trupave në Kosovë. Prishtina zyrtare, kërkon angazhim të shtuar të KFOR-it dhe NATO-s, në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Tensionet ndërmjet vendeve arritën në një shkallë të lartë në 20 vjetët e fundit, kur një grup serbësh të armatosur me 24 shtator sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues më pas u vranë gjatë përleshjeve./ DW
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka ...
Hamasi është një organizatë islamike, e cila ka një ba...
Komisioni Evropian ka marrë vendimin se ndihmat humani...
Të martën Turqia pritet të marrë komandën e KFOR-it në një...
Izraeli ka siguruar kufirin me Gazën pasi militantët e Ham...
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një...
Pasi grupi militant palestinez Hamas nisi një numër të...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është inter...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se të paktën 11...
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, SHBA-së, Francës, Italis...
Palestinezët në Gaza, nuk janë asnjëherë shumë larg syve t...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Ish-ministri Genc Pollo foli lidhur me situatën e rënd...
Një italiane e cila ka qenë me pushim në Tiranë në zon...
Situate në Izrael është e rëndë. Shifrat e jetëve të h...
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv, Meri Kumbe ka folur...
“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë s...
Zëdhënësi i Brigadave Al Qassam, krahu i armatosur i Hamas...
Disa shpërthime janë regjistruar në rajonin kufitar mi...
E quajnë fantazmë por ai ekziston dhe e ka demonstruar në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...