LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në krye të kartelit të drogës/ Bosi i kokainës i ofron qeverisë ishullin e tij në Dubai, në këmbim të uljes së dënimit

29 Nëntor 2023, 07:44, Kosova & Bota CNA
Në krye të kartelit të drogës/ Bosi i kokainës i ofron
Foto ilustruese

Një trafikant droge, i cili rrezikon të kryejë 14 vjet e 10 muaj burg, Raffaele Imperiale, i ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme qeverisë së vendit të tij, në mënyrë që të ulë dënimin e marrë.

Raffaele i ka dhuruar një ishull artificial, një pronë që e kishte blerë dhe që ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vlera e ishullit Tajvan, të cilin e kishte blerë në kohën kur qëndronte i fshehur, shkonte në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial të quajtur Kosmos dhe që ka formën e hartës së botës.

Imperiale është trafikanti famëkeq i drogës, i cili ishte shpallur në kërkim për 5 vite me radhë dhe u arrestua në Duabi ku më pas u ekstradua në Itali.

Imperiale ishte udhëheqës i një karteli droge së bashku me kriminelin më të madh të drogës në Holandë, Ridwan Taghi, kreun e bandës irlandeze, Daniel Kinahan, dhe trafikantin boshnjak të drogës, Edin Gatsanin. Kinahan, babai dhe vëllai i tij mbeten në kërkim.

Imperiale shpenzonte 400 mijë euro në muaj në Dubai për të jetuar. Ndryshe quhej Boss Van Gogh pasi zotëronte dy piktura të tij, të cilat u vodhën në 7 dhjetor të 2022-shit.

Sipas autoriteteve italiane, grupi i mafiozit konsiderohet si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë për kokainën peruane./ CNA

Lajmet e fundit nga