Vuçiç: Serbia po sulmohet për shkak të "marrëveshjes burokratike"
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...

Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane, tha liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, në mesazhin dërguar presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.
“E dini se mund të llogarisni në mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni në një postim në "Twitter".
Ajo iu përgjigj mesazhit urues të dërguar nga Zelenski, pasi partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim në partneritetin produktiv me Qeverinë italiane”, shkroi Zelenski në "Twitter".
Kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.
Roma po ashtu ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.
Meloni është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.
Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore./ REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet ...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...