Bisedimet e Serbisë me BE-në/ Parlamenti Europian: Të kushtëzohen me sanksionet ndaj Rusisë
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për presionet e pretenduara ndaj Serbisë, tha më 28 shtator se “një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.
Vuçiç nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Europian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.
Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviç, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.
Plani konsultativ 2023-2024 i Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në Nju Jork në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar që nga 24 shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Përmbajtja e Planit të Konsultimeve nuk është bërë publike.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha më 26 shtator se BE-ja është “seriozisht e shqetësuar” për afrimin e Serbisë me Rusinë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha më 26 shtator se në rrethanat aktuale “pres që Serbia të qëndrojë në mbrojtje të vlerave evropiane dhe të së drejtës ndërkombëtare”.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Rusinë, Serbia dërgoi një mesazh krejtësisht të kundërt, pavarësisht se deklaroi se nuk do të njihte rezultatet e referendumeve të rreme që Rusia po zhvillon në territorin e pushtuar të Ukrainës”, tha ai.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik, tha se nënshkrimi i marrëveshjes me Rusinë është “goditje" ndaj procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Më 24 shtator, presidenti serb Vuçiç, u takua në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Edhe pse detaje të atij takimi nuk janë bërë publike nga Presidenca serbe, ato mund të gjenden në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Ndërkaq, më 28 shtator, Vuçiç tha se Serbia “nuk mund dhe nuk do të njohë” aneksimin e katër rajoneve ukrainase, në të cilat Moska ka mbajtur referendume të rreme për bashkimin e tyre me Rusinë.
Referendumet, që Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara i cilësuan si të rreme, u zhvilluan nga 23 deri më 27 shtator. Votimet u mbajtën në katër rajonet ukrainase që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson. Këto katër rajone përbëjnë 15 për qind të territorit ukrainas.
“Serbia i përmbahet ligjit publik ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe rezolutave të OKB-së. Ne mbrojmë integritetin tonë territorial dhe të vendeve të njohura ndërkombëtarisht”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk do të ketë më asnjë qëndrim “përveç Kosovës”.
Serbia ka votuar për disa rezoluta të OKB-së që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ndërkaq, zyrtarët në Serbi ende refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe bllokojnë përpjekjet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Në këto bllokada, Beogradi llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës./ REL
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet ...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se njohja r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...