Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësaj jave, “nuk janë rastësi”, por ka tregues se janë “akte të qëllimshme”, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.
Duke shprehur “shqetësim të thellë” për rrjedhjet në Rrjedhën Veriore 1 dhe 2, ai bëri thirrje për hetim. Borrell shtoi se “të gjitha informacionet e deritanishme lënë të kuptohet se këto rrjedhje janë si rezultat i akteve të qëllimshme”.
Deklaratat e Borrellit vijnë pasi sizmologët nga Suedia dhe Danimarka thanë se kanë regjistruar shpërthime të fuqishme në zonat afër ku ka pasur rrjedhje nga tubacionet e Rrjedhës Veriore në Detin Baltik. Policia suedeze ka nisur hetim për një sabotim të mundshëm.
“BE-ja është thellësisht e shqetësuar lidhur me dëmin që kanë shkaktuar rrjedhjet nga gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik”, tha Borrell.
“Këto incidente nuk janë aspak të rastësishme dhe na prekin të gjithë ne”, shtoi ai.
Sipas shefit të politikës së jashtme të bllokut, çdo ndërhyrje e qëllimshme në infrastrukturën e energjisë europiane është e papranueshme dhe do të pasohet me “përgjigje të fuqishme dhe të unifikuar”.
Një zëdhënës tha se policia suedeze ka “krijuar një raport dhe ky krim është cilësuar si sabotim”.
Rrjedhjet në tubacionet ruse kanë rritur frikën sa i përket krizës në rritje energjetike, teksa shtetet perëndimore po largohen nga furnizimet energjetike ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Ndërkaq, këshilltari presidencial ukrainas, Mikhaylo Podolyak, tha se rrjedhjet e gazit ka të ngjarë që janë shkaktuar “nga një akt terrorist” i kryer nga Moska.
Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Europë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1. Ndërkaq, në gusht ndërpreu të gjitha furnizimet nga ky tubacion, duke thënë se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar probleme teknike.
Gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 është i kompletuar, por Gjermania hoqi dorë nga plani për ta funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Megjithatë, të dy këta gazsjellës kanë gaz nën presion./ REL
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se njohja r...
Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh...
Enrico Letta ka njoftuar dorëheqjen si kryetar i Parti...
Katër vite pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-D...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...