web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

7 Nëntor 2022, 10:30, Kosova & Bota CNA

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha për "Koha.net", se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.

Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.

Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe "personale dhe morale".





Lajmet e fundit nga