"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Kapitulli 27 i negociatave, që përfshin fusha si menaxhimi i mbetjeve, ujërat e ndotura, energjia dhe mbrojtja e klimës, kërkon investime të mëdha në infrastrukturë, si dhe përgatitje të administratës për zbatim të ligjeve evropiane.
Në këtë përpjekje Gjermania është një nga partnerët më aktivë të Shqipërisë, përmes projekteve të financuara nga Banka gjermane për Zhvillim, KfW, dhe agjencia për bashkëpunim GIZ, në koordinim me Bashkimin Evropian. Rreth 70% e mbështetjes financiare gjermanefokusohet në sektorin energjetik, ndërsa 30% në zhvillimin e qëndrueshëm urban, përfshirë trajtimin e mbetjeve, riciklimin dhe infrastrukturën mjedisore në nivel lokal.
"Objektivat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës duhet të kombinohen dhe të zhvillohen përmes një dialogu gjithëpërfshirës, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE” – u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner. "Këto janë kërkesa themelore për shumë kapituj që do të negociohen” – shtoi ai.
Investime për një mjedis më të pastër
Prej vitesh mbetjet urbane në jug të Shqipërisë janë burim ndotjeje dhe shqetësimi për komunitetin lokal. Në Vlorë, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë verës, është vënë së fundmi në funksion landfilli i ri në Sherishtë, një investim prej 25 milionë eurosh, nga të cilat 12 milionë në formën e një kredie nga Banka gjermane për Zhvillim KfW dhe pjesa tjetër grant.
Ky landfilli është projektuar të përballojë deri në 600 ton mbetje në ditë gjatë sezonit turistik dhe pritet të zëvendësojë depon ekzistuese, e cila shpesh është përballur me zjarre.
"Jam i lumtur që me punën që ka bërë bashkia dhe sigurisht në bashkëpunim të plotë me Ambasadën Gjermane dhe KfW, arritëm të bëjmë të mundur vënien në funksion të qelizës së parë të deponisë së mbeturinave” – thotë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Po në jug të vendit, në Orikum, është drejt përfundimit një tjetër investim i mbështetur nga qeveria gjermane: impianti i ri për trajtimin e ujërave të zeza, me një vlerë prej 5.3 milionë euro. Objektivi është që nga muaji shtator, ai të vihet në funksion dhe t'u shërbejë rreth 53 mijë banorëve të zonës.
Model alternativ për menaxhimin e mbetjeve
Ndryshe nga zonat urbane, në Roskovec po eksperimentohet një model alternativ për menaxhimin e mbetjeve, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese. Mbetjet organike të tregut të frutave dhe perimeve, që më parë përfundonin në landfille, tani përpunohen në një qendër të vogël kompostimi dhe kthehen në pleh për tokat bujqësore.
Nisma është pjesë e projektit "Bashkimi Evropian për ekonominë qarkulluese dhe qytete të jetueshme” (EU4CELC).
Energjia në qendër të mbështetjes gjermane
Energjia elektrike është sektori ku përqendrohet pjesa më e madhe e mbështetjes gjermane për Shqipërinë. Një nga projektet më strategjike është ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut, me një vlerë të përgjithshme prej 67.5 milionë euro. Projekti, i zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe OST, përfshin ndërtimin e një linje të re prej rreth 130 kilometrash në territorin shqiptar, dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.
"Këto investime i ndihmojnë qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë” – thotë ambasadori gjerman në Tiranë.
Linja synon të rrisë sigurinë energjetike, të ulë humbjet në rrjet dhe të mundësojë shkëmbime të balancuara me vendet fqinje, si pjesë e integrimit të Shqipërisë në tregun evropian të energjisë.
"Ky projekt do të thotë siguri nga ana energjetike, siguri në sistemin energjetik, por edhe jemi të lidhur me të gjithë fqinjët” – tha Dorjan Sejamini, drejtor për projektet e jashtme në OST.
Partneritet afatgjatë, jo vetëm në infrastrukturë
Përveç investimeve në infrastrukturë, partneriteti gjerman në Shqipëri synon të forcojë edhe kapacitetet administrative dhe teknike. Sipas ambasadorit gjerman në Tiranë, kjo ka rëndësi thelbësore për të siguruar që këto projekte të mbeten funksionale dhe të qëndrueshme edhe pas përfundimit të mbështetjes ndërkombëtare.
"Ky është një mësim që kemi nxjerrë nga vende të tjera: është e domosdoshme të forcohen kapacitetet lokale që të jenë në gjendje të menaxhojnë projektet, pasi gjermanët të tërhiqen” – tha ambasadori Bergner. Ai theksoi se mbështetja do të vazhdojë, veçanërisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë mundësi të reja si partneritetet administrative, për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së. "Ne do të fokusohemi veçanërisht në çështjet e ngritura, për shembull, në raportin e fundit të progresit të BE-së, në fushat e të ashtuquajturave "themelet”, që janë: sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit” – shtoi më tej ambasadori.
Gjermania mbetet jo vetëm partneri më i vjetër i bashkëpunimit financiar me Shqipërinë që prej vitit 1988, por edhe donatori bilateral me kontributin më të madh. Deri më sot investimet arrijnë në rreth 1.2 miliardë euro, nga të cilat mbi 400 milionë vetëm në dekadën e fundit. "Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm dhe serioz të Gjermanisë” – thotë ambasadori Karl Bergner./DW
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas publikimit të qëndr...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur sot të pa...
Një tjetër produkt ushqimor që tregtohet në Shqipëri ka nj...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me aksionin për li...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, n...
E ndërsa sezoni turistik veror 2025 ka nisur me më shumë h...
Ditën e sotme ështrë inauguruar selia e re e Konsullatës G...
Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa "arrest shtëpie" Jama...
Këtë të hënë në shumë qytete ka nisur aksioni për lirimin ...
Sinodi i Shenjtë ka bërë një reagim në lidhje me debatet d...
IKMT ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë pas daljes ng...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zjarrin në landfi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, paraqitet në SPAK për të zbatu...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po kryen inspektim...
Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar p...
Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera oper...
Emërohet drejtuesi i ri i Burgut të Drevonës dhe ai është ...
Policia e Lezhës vijon kontrollet për ndotjen akustike, në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...