Përfundojnë punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e 7 Krojeve në Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar p...

Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025.
Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:
-Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;
-Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;
-Parandalimin e ndotjes akustike;
-Parandalimin e ndotjes së mjedisit;
-Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.
Operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.
Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimterit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.
Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.
Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.
Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.
Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.
Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.
Policia e Shtetit apelon:
Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale;
Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar p...
Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera oper...
Emërohet drejtuesi i ri i Burgut të Drevonës dhe ai është ...
Policia e Lezhës vijon kontrollet për ndotjen akustike, në...
Në qarkun e Beratit janë regjistruar dy vatra zjarri d...
Ambasadori i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Repub...
82 vite më parë, më 6 korrik 1943, një nga ngjarjet më të ...
Është bërë i shpeshtë qëndrimi kritik i Mero Këllirës,...
Muaji i Korrikut ka rritur ndjeshëm hyrjen e pasagjerëve d...
Prej 6 ditësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Një ...
Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO kinez të kompanisë “B...
Velipoja ka qenë në fokus të kontrolleve këtë fundjavë nga...
Policia Bashkiake e Tiranës u ka bërë thirrje shitësve amb...
Ditën e sotme zhvillohet seanca gjyqësore për të arrestuar...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, n...
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjet tashmë...
Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces prob...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...