Kur SPAK-un ta drejtojë Mero Këllira
Është bërë i shpeshtë qëndrimi kritik i Mero Këllirës,...

82 vite më parë, më 6 korrik 1943, një nga ngjarjet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore u regjistrua në historinë shqiptare, masakra e Borovës. Një nga divizionet e ushtrisë naziste gjermane dogji fshatin Borovë të Kolonjës, duke shuar jetën e 107 civilëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve ndodheshin gra, fëmijë dhe të moshuar. Sot, 82 vite më pas, në përvjetorin e kësaj tragjedie, kujtimi për viktimat mbetet po aq i gjallë dhe i dhimbshëm, ndërsa brezat që kanë mbetur pas, përpiqen të ruajnë kujtesën historike dhe të kërkojnë reflektim përmes saj.
Në ceremoninë përkujtimore, të zhvilluar si çdo vit në fshatin Borovë, të pranishëm ishin familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve shtetërore, qytetarë dhe miq ndërkombëtarë. Një prej tyre, Ulrich Chilian, një shtetas gjerman i cili e ka vizituar Borovën për herë të katërt, tregoi për emocionet dhe barrën morale që ndjen si përfaqësues i një populli që, ndonëse sot është ndryshe, mban mbi supe një të shkuar tragjike.
“Vij nga Gjermania, është hera ime e katërt në Borovë. Është faji i gjermanëve për këtë që ka ndodhur dhe në kujtim të viktimave vij për t’i nderuar. Përpiqem të kërkoj falje në emër të popullit gjerman edhe pse është e vështirë, por tani ne jemi miq dhe do të jemi miq përgjithmonë."
Kujtimet e të mbijetuarve janë dëshmi rrëqethëse të një realiteti që nuk shlyhet dot nga kujtesa. Një grua, sot në moshë të thyer, rrëfen se ka humbur nënën, babanë, dy motra dhe dy vëllezër në atë ditë të zezë. Ajo vetë, vetëm 7 vjeçe në atë kohë, kishte mbetur e plagosur, por kishte arritur të shpëtonte.
"Kam humbur nënën, babën, dy motra e dy vëllezër. E madhja ishte 18 vjeç, e vogla ishte 5 vjeç. Unë isha 7 vjeçe, u plagosa por nuk më kapi plumbi tamam. Munda ti shikoj të gjithë të vrarë, pashë bashkëfshatarët e mi, pashë fëmijët, dëgjoja britma e ulërima. Pashë autokolonat gjermane që kalonin dhe në fund pashë rrugën përpjetë. Jam habitur se si aq e vogël arrita të ngjitesha në mal. Është një ditë që nuk harrohet dhe sa herë vij më duket sikur janë akoma ato momente."
Një tjetër dëshmitar tregon për humbjen e xhaxhait të tij, vetëm 16 vjeç në atë kohë, një djalë i zgjuar dhe plot jetë, i cili u vra teksa përpiqej të shpëtonte.
"Unë kam humbur xhaxhanë, ishte 16 vjeç. Ka qenë nga njerëzit më të zgjuar, më të shkëlqyer dhe sa donte të kalonte murin e vranë. Unë sa herë vij këtu, sa herë kaloj, përmallohem."
Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, solli në vëmendje jo vetëm rëndësinë e kujtesës historike, por edhe nevojën për të kuptuar dhe reflektuar mbi rreziqet që ende kërcënojnë njerëzimin.
"Koha tregoi që rrethi ciklik i ngjarjeve përsëritet, në forma të reja, mendësi të reja por si filozofi të njëjtë. Europa sot është ende në një krizë identitare ku duhet të përballet me sulme, kundërsulme apo dhe prishje rregullash loje. Për këto arsye, ngjarje si lufta e dytë botërore në nocione të tilla si ngjarja e Borovës, ndihmon jo vetëm për të qenë përkujtimore, por si një leksion i një historie ku duhet të përmbyllen momente që jeta vendoset nga njerëzit dhe jo nga i madhi zot."
Viktimat e masakrës së Borovës janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa çdo vit, më 6 korrik, organizohet ceremonia përkujtimore për të nderuar kujtimin e tyre dhe për të ripërtërirë angazhimin e brezave që kjo tragjedi të mos harrohet kurrë. Historia e Borovës mbetet një nga ato plagë që nuk mbyllen, por që shërbejnë si kujtesë kolektive për dhimbjen, rezistencën dhe nevojën e përhershme për paqe dhe drejtësi./ CNA
Është bërë i shpeshtë qëndrimi kritik i Mero Këllirës,...
Muaji i Korrikut ka rritur ndjeshëm hyrjen e pasagjerëve d...
Prej 6 ditësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Një ...
Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO kinez të kompanisë “B...
Velipoja ka qenë në fokus të kontrolleve këtë fundjavë nga...
Policia Bashkiake e Tiranës u ka bërë thirrje shitësve amb...
Ditën e sotme zhvillohet seanca gjyqësore për të arrestuar...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, n...
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjet tashmë...
Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces prob...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Analisti Andi Bushati tha sot se çështja e ‘Bankers Petrol...
Gazeta prestigjoze amerikane ‘New York Times’ ka publikuar...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka shprehur sot shqetësim...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj foli sot lidhur me ç...
Erion Veliaj nëpërmjet kompanive të tij, kompanive të ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...