Landfilli i Elbasanit, 5 ditë në zjarr
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjet tashmë...

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.
Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.
Vatrat aktive janë si më poshtë:
Bashkia Elbasan - Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.
Bashkia Finiq - Vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.
Bashkia Tiranë - Në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.
Bashkia Has - Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.
Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Në dy raste pati dëme materiale:
Bashkia Fier - Në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.
Bashkia Vorë - Në fshatin Fushë-Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dengjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
- 21 automjete zjarrfikëse
- 190 forca operacionale
- 35 efektivë të Forcave të Armatosura
- 2 automjete zjarrfikëse ushtarake
- 4 kamionë vetëshkarkues
- 1 traktor me zinxhirë
- 1 helikopter Cougar
- 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit
- 29 automjete të firmave private
Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në koordinimin dhe mbështetjen e të gjitha operacioneve për menaxhimin e emergjencave nga zjarret.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa u përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, me rrezik lokal “TË LARTË” në zona të caktuara (Durrës - Jug, Korçë - Qendër, Vlorë - Veri-Qendër).
Thirrje për qytetarët
Në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezikshmëri të shtuar për zjarre, tregoni kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr në mjedis. Njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të konstatimit të flakëve apo tymit./ CNA
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjet tashmë...
Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces prob...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot ndaj ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Një dokumentar, i titulluar "Persekutimi i Klerit të Kishë...
Analisti Andi Bushati tha sot se çështja e ‘Bankers Petrol...
Gazeta prestigjoze amerikane ‘New York Times’ ka publikuar...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka shprehur sot shqetësim...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj foli sot lidhur me ç...
Erion Veliaj nëpërmjet kompanive të tij, kompanive të ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Seanca e sotme në GJKKO për dosjen "Plumbi i artë" është s...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim...
Një fushatë hileqare mediatike po zhvillohet në ditët ...
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur doganën Morinë-Vërmicë ...
Në pikën kufitare të Qafë-Botës ka vijuar normalisht kalim...
Prej katër ditësh digjen plehrat në landfillin e Elbasanit...
Menaxhimi i pronës shtetërore vijon të shfaqë problematika...
Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...