Të shtëna me armë në Vaun e Dejës/ Zbardhen detaje
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...

Seanca e sotme në GJKKO për dosjen "Plumbi i artë" është shoqëruar me tensione.
Erjon Alibej ka zbuluar detaje të reja për komunikimet e tij me eksponentë të krimit të organizuar dhe për planifikimet e atentateve ndaj figurave të njohura.
Replika të forta ka pasur mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në sallën e gjyqit mbi dëshmitë e këtij të fundit.
Për shkak të tensioneve dhe sharjeve të Plarent Dervishajt trupa gjykuese është detyruar të ndërhyjë dhe ta largojë nga salla.
Në dëshminë e tij, Alibej tregoi:
“Komunikimi në fillim u bë në EnchroChat. Plarenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe ‘Rrumi i Shijakut’ dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thoshte pse? U çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte t’u fuste në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin ‘prokurori Ndoja’. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me ‘Rrumin’. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ia thosha, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentit. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish-kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ia çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjyqtastët e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi komunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thoshte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thoshte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, ‘Rrumi.’”
Në këtë moment, Plarent Dervishaj e ndërpreu duke e pyetur:
“Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndojës? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?”
Alibej u përgjigj:
“Duke e ditur që nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjirin e Lalzit. Duke ditur që ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë pse ai donte ta vriste.”
Dervishaj vijoi me një tjetër pyetje provokuese:
“Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë, në orë dhe në personat që përmend. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për të vrarë Franc Çopjan me vëllanë?”
Alibej replikoi shkurt:
“Kolegët e tu të punës?”
Në këtë pikë, Dervishaj iu kthye me fjalë të ashpra:
“Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroj çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”
Gjykata ndërhyri duke thënë:
“Nuk pranohet pyetja.”
Debatet mes palëve u përshkallëzuan, me Dervishajn që ofendoi Alibejn gjë që detyroi trupin gjykues të urdhërojë largimin e tij nga salla për të rikthyer qetësinë./ CNA
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim...
Një fushatë hileqare mediatike po zhvillohet në ditët ...
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur doganën Morinë-Vërmicë ...
Në pikën kufitare të Qafë-Botës ka vijuar normalisht kalim...
Prej katër ditësh digjen plehrat në landfillin e Elbasanit...
Menaxhimi i pronës shtetërore vijon të shfaqë problematika...
Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv, d...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv, u...
Gazetarja Glidona Daci tregoi sot se denoncimi për largimi...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje nga një komunikim ...
Gjykata e Lartë ka vendosur sot lënien në fuqi të dënimit ...
Vijon zjarri në zonën pranë inceneratorit të Elbasanit. Ba...
Në datat 7 dhe 8 korrik do të mbahet Panairi i Shën Prokop...
Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e...
Nis seanca në GJKKO për dosjen famoze "5D" ku po gjykohen ...
Operacioni i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve itali...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë një rea...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...