Lirohet Jamarbër Malltezi
Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa "arrest shtëpie" Jama...
Ditën e sotme ështrë inauguruar selia e re e Konsullatës Greke në qytetin e Korçës.
Pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe zyrtarë të tjerë.
Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, është shprehur se godina e re e Konsullatës greke në Korçë është një provë për të forcuar më tej lidhjet e minoriteteve.
Ndër të tjera, ministri i Jashtëm grek theksoi se politikat e ndryshimit të kufijve tani i përkasin së kaluarës.
Sipas tij, të gjitha janë histori të vjetra që nuk i interesojnë askujt.
“Kjo ndërtesë ku jetoi dhe ushtroi detyren e tij nobelisti Jorge's Seferis ishte pronë e një shtetasi grek që u ble nga shteti grek.
Jorgo Seferis u frymëzua nga Korça, ku ushtroi detyrën e Konsullit të Përgjithshëm, një qytet që ka qenë pararojë e arsimit si në gjuhën shqipe, ashtu edhe greke.
Vazhduese të pranisë greke janë shkolla 'Omiros', gjimnazi 'Platon' dhe kurset Aristotelis te të cilat shteti grek do të vazhdojë të investojë.
Ambasadat dhe konsullatat tona janë imazhi ynë në botë.
Godina e re e Konsullates inkuadrohet në investimet për digjitalizimin e shërbimeve. Është provë për të forcuar lidhjet e minoritarëve me shtetin amë.
Nga ana jonë kujdesemi të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët.
Si vende fqinje ne i japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe shumëpalëshe të Rajonit.
Politikat e ndryshimit të kufijve tani i përkasin së kaluarës.
Dhe të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë askujt, siç shkruante Seferis.
Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetin grek. Prezenca juaj me ministrin e Jashtëm i forcon marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve”, tha ministri Gerapetritis.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptar, z. Igli Hasani, e cilësoi ceremoninë si një akt simbolik që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shërben si dëshmi e vlerave të përbashkëta evropiane.
Ai vlerësoi mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vizita e tij e fundit në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
Me këtë hap të rëndësishëm, Shqipëria dhe Greqia dëshmojnë vullnetin e përbashkët për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, duke vendosur dialogun, bashkëpunimin dhe respektin ndaj minoriteteve si shtylla të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë. Konsullata e re në Korçë nuk është vetëm një strukturë diplomatike, por një simbol i një kapitulli të ri në rrugën drejt partneritetit europian dhe zhvillimit të përbashkët në rajon.
“Të nderuar,
Mirë se vini në Korçë, në qytetin që mishëron dije dhe kulturën shqiptare. Kënaqësi që në këtë qytet me rrënjë të thella europiane përurojmë së bashku Konsullatën greke. Ky është një hap i rëndësishëm që përfaqëson vlera europiane. Ngjarja vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet. Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve. Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm si fqinj, por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo frymë do të materializohet në vullnet politik për bashkëpunime. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive për avancimin që kemi bërë me reformat. Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë. Rinovimi i kësaj Konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, tha Hasani./ CNA
Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa "arrest shtëpie" Jama...
Këtë të hënë në shumë qytete ka nisur aksioni për lirimin ...
Sinodi i Shenjtë ka bërë një reagim në lidhje me debatet d...
IKMT ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë pas daljes ng...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zjarrin në landfi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, paraqitet në SPAK për të zbatu...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po kryen inspektim...
Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar p...
Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera oper...
Emërohet drejtuesi i ri i Burgut të Drevonës dhe ai është ...
Policia e Lezhës vijon kontrollet për ndotjen akustike, në...
Në qarkun e Beratit janë regjistruar dy vatra zjarri d...
Ambasadori i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Repub...
82 vite më parë, më 6 korrik 1943, një nga ngjarjet më të ...
Është bërë i shpeshtë qëndrimi kritik i Mero Këllirës,...
Muaji i Korrikut ka rritur ndjeshëm hyrjen e pasagjerëve d...
Prej 6 ditësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Një ...
Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO kinez të kompanisë “B...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...