Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahmut në 24 orët e fundit, tha Kievi më 20 mars.
Beteja për këtë qytet të shkatërruar ukrainas, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut po vazhdon, teksa ministrat e Bashkimit Europian më 20 mars po përgatiten të diskutojnë për një plan prej 2 miliardë eurosh për furnizimin me municion, që Ukraina ka shumë nevojë.
Forcat ruse kanë kryer 69 sulme në ditën paraprake në Bahmut dhe në vendbanimet afër, në Avdijivka, Liman, Marjinka dhe Shahtarsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase.
Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë vendbanimet civile në rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën.
Në pjesët e pushtuara nga Moska në rajonin jugor të Hersonit, ushtarët rusë që gjenden në pika të kontrollit po detyrojnë civilët që të pajisen me pasaporta ruse, duke i kërcënuar ata me dhunë dhe burgim, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Pjesët perëndimore të Hersonit, përfshirë qytetin e Hersonit, u çliruan nga forcat ukrainase nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq rusët u tërhoqën në anën tjetër të lumit Dnjepër.
Në Bruksel, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së mblidhen më 20 mars për të diskutuar planet për t’i ofruar municion Ukrainës në vlerë prej 2 miliardë eurosh në bazë të planit që përfshin blerjen e përbashkët të municionit nga blloku europian.
“Koha është e rëndësishme, ne duhet të dërgojmë më shumë municion artilerie dhe ne duhet ta bëjmë këtë me shpejtësi”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet t’i adresohet këtij takimi përmes video-lidhjes nga Kievi. Ai pritet t’i informojë homologët e tij europianë lidhur me situatën aktuale në fushëbetejë.
Kievi ka thënë se i duhen 350.000 predha çdo muaj për t’i bërë ballë ofensivës së Rusisë në lindje dhe të jetë në gjendje që të kryejë një kundërofensivë gjatë pranverës.
Shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, i kanë dhënë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 13 miliardë dollarësh.
Ministrat e Jashtëm të bllokut po ashtu pritet të flasin për përgjegjësinë e Moskës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas për në Rusi, por edhe për masat për të lehtësuar eksportet ukrainase.
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars lëshoi urdhërarresti për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rolin e tij në transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi.
Gjykata po ashtu lëshoi urdhërarresti ndaj Maria Lvova-Belova, që është komisionare e Rusisë për të drejtat e fëmijëve./REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor...
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës ...
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot ...
Aneksi i zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të ma...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë prishjen e a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...