
Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha të premtën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë asnjëherë proces i lehtë posaçërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Zonja Ashton i bëri këto komente në Prishtinë në kuadër të konferencës të organizuar nga Grupi Ballkanik për hartimin e politikave lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin e kishte udhëhequr nga viti 2011 deri 2014.
“Sa herë që bëni diçka të madhe dhe guximshme kërkon udhëheqje të vërtetë, vendosmëri të vërtetë, të jesh i përgatitur për të lëvizur dhe menaxhuar situatën, për të bërë kompromis në kuptimin më të mirë të kësaj mënyre, nuk bëhet fjalë për dhënie, por krijimin e gjërave që ju sjellin bashkë”, tha ajo duke ju bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen vazhdimisht në dialog.
“Është e rëndësishme që dialogu të shihet si diçka që rrjedh në vazhdimësi që ju e zotëroni. Nuk më takon mua, apo ambasadorit Reeker, ju takon juve dhe Serbisë, ju jeni ata që krijoni dialogun”, tha ajo.
Zonja Ashton tha se shpreson që në muajt dhe vitet në vazhdim dialogu do të shkojë përpara, me gjithë se sipas saj nuk do të jetë e lehtë.
Ish Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, tha se para dhjetë vjetësh Kosova e Serbia ishin në gjendje që të lënë anash ndasitë e tyre dhe arritën marrëveshje. Ai kritikoi situatën aktuale ku sipas tij janë rikthyer sërish tema të marrëveshjeve të arritura më parë.
“Dhe është e jashtëzakonshme në mënyrën se si mund të ktheheni 10 vjet më vonë dhe të shihni se ata ende flasin për targat e makinave? Dua të them se çfarë ndihmon kjo për të edukuar fëmijën ose për të krijuar një jetë më të mirë për dike. Këto ishin hapa, këto ishin mundësi për të treguar dhe për t'u shfaqur njerëzve se kishte një rrugë përpara, në vend që t'i vendosen këto gjëra si pengesë për përparimin e mëtejshëm”, tha ai.
Zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në çdo proces Kosovën dhe si miq nuk duhet të befasojnë me veprime të papritura njëri tjetrin.
“Dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, se kur keni marrëdhënie me ndershmëri, sigurisht se nuk duhet befasuar mikun tuaj me lëvizje që janë të papritura dhe kjo mban mikun tuaj jashtë. Kaq shumë gjëra po ndodhin në botë dhe nëse ju nuk e ndjeni qëllimin serioz, do të jetë një shpërqendrim dhe do të largohen te gjërat tjera”, tha ai.
Zonja Ashton dhe zoti Reeker i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun për të zgjidhur të gjitha mospajtimet ndërmjet tyre.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan të enjten rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon./ VOA
Shkollat në Thesali të Greqisë do të qëndrojnë të mbyllu...
Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me ...
Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e nda...
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e nj...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin...
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...
Një njeri heroik që arriti të shpëtonte shokun e tij nga n...
Koncepte të reja për nëndetëset dhe mjetet nënujore pa pil...
Rregullatorët evropianë dënuan TikTok me një gjobë prej 34...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...
Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit...
Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë ...
Agjentët e TSA në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit, në S...
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rris...
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Në një operacion rekord, Forcat e Armatosura Kolumbian...
"Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat", tha i n...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi është rritur duke...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...