Britania e Madhe e shpall zyrtarisht grupin Wagner si organizatë terroriste
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...

Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin vit me radhë, kur udhëheqësit të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, shumë nga vendet në zhvillim po shpresojnë t’i kushtohet vëmendje çështjeve të rëndësishme për ta, përfshirë zhvillimin, inflacionin dhe ndryshimin klimatik.
Asambleja e Përgjithshme e këtij viti po mbahet pas një viti maratonë takimesh të nivelit të lartë, dhe disa udhëheqës të rëndësishëm nuk do të marrin pjesë. Por, ka ende shumë çështje për të biseduar.
“Do të mblidhemi në një kohë kur njerëzimi përballet me sfida të mëdha – që nga çështja urgjente e krizës klimatike në përkeqësim, deri tek konfliktet në përshkallëzim, kriza globale e kostos së jetesës, pabarazitë në rritje dhe ndryshimet dramatike për shkak të teknologjisë. Njerëzit presin nga udhëheqësit e tyre një rrugëdalje nga kjo rrëmujë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë personalisht për herë të parë në Asamble që kur fillloi agresioni rus në shkurt 2022.
“Zelensky duhet të jetë i ndërgjegjshëm se janë shumë udhëheqës të vendeve në zhvillim që kanë problemet e tyre, si borxhet dhe rritja ekonomike, dhe duan të flasin për këto tematika, dhe jo vetëm për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, thotë Richard Gowan, nga Grupi i OKB-së për Krizat Ndërkombëtare.
Kjo përfshin zhvillimin e qëndrueshëm, që nuk po ecën sipas planit për të arritur objektivat për vitin 2030 për sa i përket urisë dhe varfërisë ekstreme. OKB-ja thotë se nëse kjo prirje vazhdon, 575 milionë njerëz do të përfshihen nga varfëria ekstreme deri në fund të kësaj dekade.
Java do të fillojë me një takim dyditor të nivelit të lartë që OKB-ja shpreson se do të ripërtërijë punën për këto objektiva.
“Përparimi është zmbrapsur shumë gjatë viteve të fundit. Kjo është pjesërisht për shkak të vazhdimësisë së pandemisë COVID-19, niveli më i lartë globalisht i konflikteve që nga viti 1945, katastrofat e lidhura me klimën, si dhe inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës”, tha Astra Bonini, zyrtare e OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm.
Të mërkurën do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për klimën për ndërmarrjen e angazhimeve ambicioze për të ulur nivelin e gazeve ndotës dhe pakësimin e përdorimit të burimeve fosile energjitike.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe aty pritet të marrë pjesë Presidenti Zelensky.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se ekziston hapësira për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për çështje të tjera. Ai thotë se është urgjente të punohet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Mendoj se ka hapësira për të diskutuar seriozisht të gjitha çështjet, dhe nuk druhem se krizat në pjesë të ndryshme të botës mund të heqin nga axhenda rëndësinë e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha zoti Guterres.
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet asamblesë së përgjithshme të martën, për të paraqitur përparësitë e Shteteve të Bashkuara.
“Do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme, ku do të riafirmojë rolin udhëheqës të vendit tonë përballë sfidave ndërkombëtare për sigurinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe avancimit të begatisë dhe zhvillimit global”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Ndërsa problemet janë të shumta, njerëzit nga mbarë bota do t’i kenë sytë nga udhëheqësit e tyre, nga të cilët presin që të përmirësojnë jetën e tyre të përditshme dhe të mbrojnë të ardhmen e tyre./ VOA
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...
Një njeri heroik që arriti të shpëtonte shokun e tij nga n...
Koncepte të reja për nëndetëset dhe mjetet nënujore pa pil...
Rregullatorët evropianë dënuan TikTok me një gjobë prej 34...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...
Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit...
Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë ...
Agjentët e TSA në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit, në S...
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rris...
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Në një operacion rekord, Forcat e Armatosura Kolumbian...
"Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat", tha i n...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi është rritur duke...
Trupat e fosilizuara të paraqitura në kuti xhami nga gazet...
Fshatrat fqinjë Magnezi dhe Larisa po japin një sinjal par...
Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 mi...
Në malet xeherore të Çekisë ka depozita të mëdha litiumi. ...
Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë dhënë "R...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vazhdoi vizi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...