Europol/ 23 të arrestuar për trukim ndeshjesh
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...

Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular të Tetovës protestuan të premten para ndërtesës së Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Lubomir Jovevski.
Në shtator 2021, 14 njerëz humbën jetën nga një zjarri që kishte shpërthyer në spitalin modular në Tetovë, ku ata po trajtoheshin për COVID-19.
Dy drejtorët e spitalit modular u dënuan nga një gjykatë në Tetovë me nga një vit e gjysmë burgim me kusht për këtë rast.
Protestuesit thanë të premten se gjykimi për këtë rast lë vend për dyshime se hetimet për shkaqet e zjarrit “janë fshehur me qëllim që e vërteta të mos zbulohet”.
Zjarri ishte shkaktuar nga një kabllo elektrike në orët e vona të natës së 8 shtatorit 2021.
“Ne familjarët urgjentisht kërkojmë që të hapet procedurë e re gjyqësore për shkaqet e zjarrit, që të rishqyrtohet të gjitha vendimet nga gjykimi paraprak në gjykatën e Tetovës”, tha një familjar i pacienti të vdekur në spitalin e Tetovës.
Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, u shpallën fajtorë për shkak të mosvendosjes së shenjave të informimit në hapësirat e objektit spitalor dhe të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.
Por, një hulumtim i Rrjetit-Laboratori për Gazetari Hulumtuese – IRL, i titulluar “Vrasje në Tetovë” gjeti se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, ishin ndërtuar “në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore.”
Organizatori i protestës tha se procesi gjyqësor “ka dëshmuar se organet e drejtësisë janë mbrojtësit më të mëdhenj të krimit të organizuar dhe po e mbajnë peng shtetin, andaj edhe kërkojmë nga qeveria shkarkimin e kreut të prokurorisë, dhe së bashku me gjykatësit dhe prokurorët e tjerë të përgjigjen penalisht”.
“Njerëzit janë të revoltuar dhe do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë. Kërkojnë të jetojnë në një shtet normal që është funksional dhe që ka siguri për të gjithë. Ne këtë shtet për momentin ne nuk ndihemi të sigurt”, ka deklaruar aktivistja Elmedina Abdullahu.
Një tjetër protestues tha se në Maqedoninë e Veriut vepron gjyqësi “selektive”, e cila, sipas tij, vjen në shprehje “në veçanti kur bëhet fjalë për njerëz të pushtetit”.
“Gjyqësia dhe së bashku me politikën janë të vetmet që këtu nuk funksionojnë pasi janë të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Pa u përmirësuar gjendja në gjyqësor ne nuk do të kemi shtet. Këtë të gjithë duhet ta dinë. Ne mund të protestojnë çdo ditë, sot, nesër e kështu me radhë, por nëse të gjithë ne nuk çohemi në këmbë këtu nuk do të ketë as drejtësi e as shtet”, u shpreh një tjetër protestues.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që kishte shkaktuar reagime e protesta të shumta, më 10 shtator 2021 kishte dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por dorëheqja e tij nuk ishte pranuar nga kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev./ REL
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...
Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit...
Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë ...
Agjentët e TSA në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit, në S...
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rris...
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Në një operacion rekord, Forcat e Armatosura Kolumbian...
"Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat", tha i n...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi është rritur duke...
Trupat e fosilizuara të paraqitura në kuti xhami nga gazet...
Fshatrat fqinjë Magnezi dhe Larisa po japin një sinjal par...
Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 mi...
Në malet xeherore të Çekisë ka depozita të mëdha litiumi. ...
Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë dhënë "R...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vazhdoi vizi...
Stuhia Daniel që zgjati për 3 ditë përmbyti Greqinë qendro...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të e...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili u deklarua...
Rusia tha të enjten se po dëbon dy diplomatë amerikanë, du...
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hapur një zyrë në te...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...