Dyshohet se ka vrarë një person/ Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të riut
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e nj...

Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e ndarjes nga jeta të 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa mbahej në paraburgim nga policia iraniane, duke thënë se lëvizja e protestave, që u nxitën nga vdekja e saj, po vazhdon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit amerikanë janë ende të ndarë rreth asaj se si ta mbajnë Iranin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Mahsa Amini humbi jetën në paraburgim më 16 shtator të vitit të kaluar e arrestuar, sipas policisë të Iranit, për shkelje të kodit islamik të veshjes. Vdekja e saj ndezi protesta në mbarë Iranin, që u kujtuan një vit më vonë në Kongresin amerikan.
“Protestat me gratë dhe vajzat si udhëheqëse, duke kërkuar dinjitet, respekt dhe ndryshim, u shtypën nga regjimi me ashpërsi, duke çuar në mbi 600 iranianë të vrarë dhe gati 22,000 arrestime. Shpërdorimi i pushtetit në këtë mënyrë është i paarsyeshëm”, thotë Dean Phillips, ligjvënës demokrat.
Shumë republikanë në Kongres janë të shqetësuar se Irani i vazhdon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe po përfiton nga marrëveshja e administratës së Presidentit Biden për të zhbllokuar 6 miliardë dollarë nga fondet iraniane, në këmbim të lirimit të pesë pengjeve amerikane.
“Irani po mburret për marrjen e këtyre fondeve. Presidenti i Iranit thotë se do të bëjë çfarë të dojë me paratë, edhe pse ato do të duhej të përdoreshin për qëllime humanitare”, thotë Michael McCaul, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Analisti Behnam Ben Taleblu, i cili thotë se ka marrë kërcënime nga Republika Islamike, gjithashtu e kritikoi marrëveshjen.
“Pagesat e fundit mund të jenë duke i hapur rrugën asaj që po shfaqet me shpejtësi si anashkalim i Kongresit. Marrëveshja gjithashtu vetëm e bllokon programin bërthamor, por nuk do zvogëlojë aftësitë dhe infrastrukturën e paligjshme bërthamore të Iranit”, thotë analisti Behnam Ben Taleblu.
Shtëpia e Bardhë e mbrojti marrëveshjen të enjten, duke thënë se fondet do të jenë nën një vëzhgim më të rreptë, pas transferimit të tyre.
“Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Iranin, shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë veprimet e tyre destabilizuese jashtë vendit, mbështetjen e tij për terrorizmin”, thotë John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare.
Analistët u thanë ligjvënësve amerikanë këtë javë se vendimi i ish-presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund marrëveshjes bërthamore me Iranin, i vendosi Shtetet e Bashkuara në një pozitë të vështirë.
“Diplomacia, negociatat, zhbllokimi i fondeve – janë të vetmet masa që kanë funksionuar ndonjëherë”, thotë Barbara Slavin, nga organizata “The Stimson Center”.
Ndërkohë, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan këtë javë ligjin MAHSA, me përkrahje nga të dy partitë, duke kërkuar që presidenti Biden të vendosë sanksione ndaj udhëheqësve iranianë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe përkrahjen për terrorizmin./ VOA
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e nj...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin...
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...
Një njeri heroik që arriti të shpëtonte shokun e tij nga n...
Koncepte të reja për nëndetëset dhe mjetet nënujore pa pil...
Rregullatorët evropianë dënuan TikTok me një gjobë prej 34...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...
Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit...
Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë ...
Agjentët e TSA në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit, në S...
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rris...
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Në një operacion rekord, Forcat e Armatosura Kolumbian...
"Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat", tha i n...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi është rritur duke...
Trupat e fosilizuara të paraqitura në kuti xhami nga gazet...
Fshatrat fqinjë Magnezi dhe Larisa po japin një sinjal par...
Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 mi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...