LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me raketa në Chernihiv, 7 të vdekur dhe 117 të plagosur

19 Gusht 2023, 15:58, Kosova & Bota CNA

Sulm me raketa në Chernihiv, 7 të vdekur dhe 117 të plagosur

Shtatë persona kanë humbur jetën nga sulmi me raketa ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të shtunën, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

“Trupi i një viktime tjetër u zbulua në Chernihiv. Një grua e paidentifikuar. Numri i të vdekurve është rritur në 7”, tha ai në Telegram.

Rreth 117 persona u plagosën në sulm, sipas kryebashkiakut në detyrë të qytetit, raporton BBC. 

Një vajzë 12-vjeçare u transferua urgjentisht me ambulancë në qytetin e Kievit. Fëmija është në gjendje të rëndë.

Lajmet e fundit nga