web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim te Partizani? Xhuliano Skuka vendos për të ardhmen

2023-12-27 14:34:00, Sport CNA

Rikthim te Partizani? Xhuliano Skuka vendos për të ardhmen

Xhuliano Skuka nuk do të vazhdojë aventurën me Mariborin. Klubi vendosi të ndërpresë huazimin me sulmuesin, i cili nuk arriti dot të përshtatet me kampionatin slloven. Në 19 javë, Skuka zhvilloi vetëm 470 minuta, me 5 ndeshje të luajtura si titullar, duke u zëvendësuar në po kaq ndeshje.

25-vjeçari do të mbahet mend vetëm për atë gol të shënuar më 22 tetor në takimin kundër Bravo-s. Mbylljen e huazimit te Maribori e ka theksuar drejtori sport Marko Suler.

Skuka tashmë do të rikthehet te Metz, klub që zotëron kartonin e tij. Sulmuesi nuk e sheh si alternativë rikthimin në Shqipëri, ku së fundmi emri i tij është lidhur me një kalim te Partizani.

Vetëm një sezon më parë, klubi francez e mori nga Partizani. Klubi i kuq nuk e ka zyrtarizuar kurrë shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendohej ekipi kryeqytetas siguroi 1 milion euro.





Lajmet e fundit nga