Partizani presents Orges Shehi, this is the role that Abilaliaj will have
Coach Orges Shehi made his presentation at the head of Parti...
Orges Shehi bëri prezantimin si trajneri më i ri i Partizanit këtë të mërkurë. Tekniku durrsak ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe menjëherë ka nisur nga puna.
Gjatë prezantimit Shehi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që nga zgjedhja e Partizanit e deri te largimi nga Tirana. Ish-trajneri i bardhebluve ka deklaruar se është i lumtur që rikthehet te Partizani këtë herë si trajner dhe se me të kuqtë do të fitojë titullin kampion.
Nga Tirana te Partizani, çfarë emocionesh keni? - Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë, por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë.
Çfarë pritet në 2024 për Orges Shehin? - Tani jemi në prezantimin e vitit të vjetër dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku.
Pse Partizani? - Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lart dhe për të kërkuar për më mirë. Kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thashë pak më parë. Plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu.
A ju step mentaliteti shqiptar në përballjen e dy rivalëve sportivë? - E thashë pak më parë, kur kalon nga një klub në një tjetër që kanë histori dhe janë rivalë të përjetshëm sportivë, çdo njeri e percepton dhe e mendon sipas asaj që ai kërkon ta mendojë ose ta perceptojë. Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionalizmin tonë të jemi korrekt, të jemi seriozë dhe të jemi strikt në parimet tona. Kështu që mendoj se nuk jam as i pari, as i fundit që kalon nga një klub në një tjetër, edhe për shkak të historisë së tyre. Kështu që përqendrimi është maksimal dhe mua më mbetet vetëm që të kemi punë, përpjekje, përqendrim, disiplinë dhe në fund fare të kemi atë që quhet fat. Pra fati është e kotë që të përmendet nëse nuk kemi këto elemente që përmenda.
Do ta bënit këtë kalim më shpejt nëse nga Tirana do të kishit një trajtim më të mirë? - Nuk dua që t’i rikthehem ndarjes, sepse mendoj se çdo gjë është profesionale dhe jo personale, të paktën në këndvështrimin tim. Kështu që dua të fokusohem te e ardhmja, këtu ku jam sot. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate.
Shkëndija e Tetovës? - Unë mendoj që nga këtu ku jam dhe në të ardhmen të flas vetëm për këtë tavolinë që jam këtu dhe për këtë stemë. Nuk ia vlen t’i kthehem diskutimit kush ishte e interesuar dhe kush jo. E tha dhe drejtori që pas asaj periudhe që përkoi me shkëputjen time nga ish-klubi im ishte një dëshirë e përbashkët dhe një vlerësim. Unë mendoj që shtë vlerësim sepse një klub i madh kur kërkon që të jesh pjesë e projektit është vlerësim dhe nuk ka asnjë dyshim.
Partizani apo Tirana e para dy viteve? Ndryshimi mes këtyre dy ekipeve? - Nuk ka ndryshim sepse të dyja klubet kërkojnë gjithmonë të jenë në majë. Dhe kur do të jesh në majë ke gjithmonë objektiva madhorë. Dhe objektivat madhorë nuk përmbushen dot nëse nuk ke lojtarët e duhur. Gjatë kësaj periudhe do të kem kohën që të njoh nga brenda dhe karakteret e individëve të veçantë. Njerëzit janë, infrastruktura është, na mbetet vetëm punë. Mendoj se ka një grup cilësor për të arritur objektivat.
Jeni koshient që duhet të bëni një punë voluminoze? - E nis nga kjo e fundit, renditja, me këtë formulë që ka kampionati, nuk është një gjë që gjithë njerëzit që punojnë i vë në presion. Dihet që “Final 4” është e vëçant këtë vit. Unë kam gjetur një skuadër që para pak ditësh fitoi një trofe. Janë mendimet që çdo trofe që luhet duhet bërë maksimumi për ta fituar. Kështu që gjej një skuadër kompetitive, të paktën nga informacionet që kam nga brenda dhe jashtë. një skuadër me dëshirë, me djem të rinj që duan të ecin përpara. Është shumë e rëndësishme ego dhe dëshira, përpos cilësive që kanë.
Repartet që skuadra ka nevojë të përforcohet? - Sigurisht që çdo skuadër dhe elementet do i shkojë linjës së trajnerit. Kemi një periudhë që nuk kemi ndeshje zyrtare dhe kjo gjë do na shërbejë. Sigurisht që kërkojmë të përforcohemi. Çdo skuadër ka nevojë për elementë të rinj dhe cilësor. Duam të afrojmë lojtarë. Objektivat janë madhore dhe strategjia e klubit nuk është për të marrë lojtarë momentalë, por lojtarë afatgjatë, për të arritur objektivat për t’u rritur dhe gjithmonë për të pasur një strukturë të fortë për vazhdimësinë, sepse kjo është shumë e rëndësishme”.
Coach Orges Shehi made his presentation at the head of Parti...
Julian Skuka has not been able to adapt to the Slovenian cha...
It was known for days, but it is now official. Orges Shehi i...
Marash Kumbulla puts the injury behind his arms. The Albania...
Former German goalkeeper Jens Lehmann was fined by a court i...
Juliano Skuka is one of the attackers who will be remembered...
Victor Da Silva u largua pak ditë më parë nga Partizani, m...
Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë poziti...
Pas një fillim-sezoni shumë të mirë, situata për Redon...
Të premten në mbrëmje, gazeta gjermane “Welt am Sonntag” ...
Fushata e suksesshme eliminatore dhe kualifikimi për n...
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, po kalon një formë fa...
Superiorja played the last two games for this year on Sund...
Partizani e mbylli me humbje vitin 2023 teksa u mposht nga...
Skenderbeu suffered an embarrassing defeat in the champion...
Ende nuk është hapur zyrtarisht merkatoja, por klubet kanë n...
Mario Mitaj is undoubtedly one of the leaders of the Albania...
Interest in women's football has grown rapidly: 59,402...
The successful elimination campaign and qualification ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...