web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redon Xhixha kërkon Europianin me Shqipërinë, por trajneri merr vendimin e papritur

2023-12-25 16:01:00, Sport CNA
Redon Xhixha kërkon Europianin me Shqipërinë, por trajneri merr
Redon Xhixha

Pas një fillim-sezoni shumë të mirë, situata për Redon Xhixhën te Qarabag ka ndryshuar totalisht. Në ndeshjet e fundit, ish-sulmuesi i Tiranës është detyruar të qëndrojë në stol dhe minutat për të kanë qenë të pakta.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Azerbajxhan, Xhixha i ka kërkuar Qarabag që të largohet në merkaton e dimrit në formën e huazimit. Për të ka interes nga Polonia, Greqia dhe Turqia. Mediat azere raportojnë se Xhixha dëshiron të jetë në Europianin e Gjermanisë me Shqipërinë dhe e di mirë se nëse vazhdon kështu, e ka të pamundur që të tërheq vëmendjen e Silvinjos.

Për këtë arsye Xhixha ka kërkuar të largohet, por trajneri i Qarabag, Gurbanov, nuk e lejon. Ai ia ka bërë të qartë ish-futbollistit të Tiranës se duhet të vazhdojë të punojë dhe të largojë mendimet e këqija, pasi sipas trajnerit, shmangia e konkurrencës te Qarabag nuk është një zgjidhje e problemit për Xhixhën.





Lajmet e fundit nga