web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 50 mijë euro bluza kuqezi/ Duka tregon ambiciet për Europianin: Të dyfishojmë shitjet

2023-12-24 08:42:00, Sport CNA
Mbi 50 mijë euro bluza kuqezi/ Duka tregon ambiciet për Europianin:
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka treguar së fundmi se një bluzë e kombëtares shqiptare është shitur për tifozët deri në vlerën mbi 50 mijë euro. 

Në një intervistë për "Monitor", Duka nënvizoi se në të europian shpreson që të dyfishohen shitjet dhe të bëhet kuqezi çdo stadium në Gjermani. 

"Në vite të ndryshme ka të ardhura të ndryshme. Bluzat, për shembull, përfshirë edhe veshjet e tjera të Kombëtares, që janë produkti më i natyrshëm dhe i preferuar i tifozëve, arrijnë nivele të larta, edhe mbi 50.000 bluza në 2016-n në vetëm pak muaj, por mund të jenë edhe vetëm disa mijë të tilla, duke lëvizur po aq edhe në vlera për përqindjet e përfituara. Për këtë Europian, shpresojmë të dyfishojmë shitjet dhe të bëjmë Kuqezi çdo stadium të Gjermanisë", u shpreh ai./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga