web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen nga Genoa, klubi i Superiores firmos me mbrojtësin

2023-12-22 14:54:00, Sport CNA

Vjen nga Genoa, klubi i Superiores firmos me mbrojtësin

Përveç largimeve, Teuta po punon edhe për merkaton në hyrje. Së fundmi, durrsakët kanë arritur marrëveshjen për afrimin e një mbrojtësi.

Sipas shtypit të shkruar, Elmando Gjini është afrimi më i ri i Teutës. Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, vjen nga klubi italian i Genoas.

Gjini është një qendërmbrojtës tipik, i cili mund të përshtatet edhe në rolin e mesfushorit shkatërrues. Ai do të prezantohet nga klubi durrsak në ditët në vijim.

Vjen nga Genoa, klubi i Superiores firmos me mbrojtësin

Më parë ka qenë edhe pjesë e akademisë së Bologna në Itali, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarna.





Lajmet e fundit nga