web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja me Erzenin, shpërthen ish-lojtari i Partizanit: Turp e faqe zezë për lojtarët, trajnerin dhe drejtuesit

2023-12-25 12:49:25, Sport CNA

Humbja me Erzenin, shpërthen ish-lojtari i Partizanit: Turp e faqe

Partizani e mbylli me humbje vitin 2023 teksa u mposht nga Erzeni në ‘Air Albania’ me rezultatin 1-2. Të kuqtë pësojnë kështu edhe disfatën e parë nën drejtimin e Abilaliaj, që për ironi të fatit është edhe ndeshja e tij e fundit si trajner pasi në stol do të ulet Orges Shehi.

Një humbje që pavarësisht se pozitat janë të konsoliduara në renditje, lë një shije të hidhur te tifozët që donin një ‘dhuratë’ për festat e fundvitit. Ish-futbollisti i Partizanit, Edmond Dosti ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shpreh zhgënjimin e tij për këtë humbje.

“Turp e faqe e zezë për futbollistët, trajnerin dhe stafin drejtues! TURP-TURP-TURP! PMTP”, shkruan ish-sulmuesi.

 

Humbja me Erzenin, shpërthen ish-lojtari i Partizanit: Turp e faqe





Lajmet e fundit nga