web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po shkëlqen në Francë, Zhegrova lë pas Mbappe dhe Dembele

2023-12-25 15:05:00, Sport CNA

Po shkëlqen në Francë, Zhegrova lë pas Mbappe dhe Dembele

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike këtë sezon në Ligue 1. Sulmuesi po bën paraqitje shumë të mira me ekipin e tij Lille, në Francë

Zhegrova mori vlerësime të shumta, ndaj Paris Saint Germain, duke bërë driblime të jashtëzakonshme e duke i kaluar kundërshtarët me shumë lehtësi.

24-vjeçar aktualisht kryeson listën e dribluesve të ligës franceze.

Edon Zhegrova e ka publikuar listën në Instagram. Ai deri më tani i ka bërë 46 driblime.

Futbollisti i Kosovës, ndiqet nga Romain Del Castillo, që ka 45, ndërsa i treti është Romain Faivre me 44.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës tek PSG-ja, ylli Kylian Mbappe i ka 39 driblime deri tani.





Lajmet e fundit nga