web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Da Silva nuk humb kohë, firmos me nënkampionët. Do të përfitojë 200 mijë euro në sezon

2023-12-25 16:23:00, Sport CNA

Da Silva nuk humb kohë, firmos me nënkampionët. Do të

Victor Da Silva u largua pak ditë më parë nga Partizani, me palët që mbyllën kontratën me konsensus. Megjithatë braziliani nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.

Uzbekistani është përfolur si destinacioni i ri për Da Silvën dhe është zbuluar edhe emri i klubit ku pritet që të prezantohet ish-futbollisti i Partizanit.

Mësohet se 28-vjeçari ka firmosur me nënkampionët e Uzbekistanit, FC Nasaf Qarshi, dhe pritet që të përfitojë rreth 200 mijë euro në sezon.





Lajmet e fundit nga