web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet qetësia te Milani, Allegri kërkon siguri për të ardhmen

2026-05-18 21:02:00, Sport CNA

Rikthehet qetësia te Milani, Allegri kërkon siguri për të

Milani ka rikthyer qetësinë pas fitores ndaj Genoas, ndërsa skuadra është shumë pranë sigurimit të një vendi në Ligën e Kampioneve për sezonin 2026-2027.

Kuqezinjtë kanë nevojë vetëm për fitore ndaj Cagliarit në javën e fundit për të vulosur objektivin kryesor të sezonit. Në qendër të diskutimeve mbetet edhe e ardhmja e trajnerit Masimilliano Allegri, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, me opsion zgjatjeje deri në 2028 në rast kualifikimi në Champions.

Sipas raportimeve në Itali, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të largojnë teknikun livornez, si për arsye sportive ashtu edhe ekonomike. Megjithatë, vetë Allegri pritet të bëjë vlerësimet e tij në fund të sezonit pas takimeve me drejtuesit.

Trajneri kërkon garanci të qarta për merkaton, organizimin teknik dhe ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në listën e lojtarëve të përmendur për përforcime janë Dusan Vlahoviç, Leon Goretzka, Mario Gila dhe Kostiç. Situata mbetet e hapur edhe për shkak të paqartësive në strukturën drejtuese të klubit, ku rolet e Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Zlatan Ibrahimoviçit pritet të diskutohen në javët e ardhshme.

 

 

 





Lajmet e fundit nga