web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manchester United fiton pas pesë golave

2026-05-17 15:35:00, Sport CNA

Manchester United fiton pas pesë golave

Manchester United triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Nottingham Forest në takimin e vlefshëm për javën e parafundit të Premier League.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e trajnerit Michael Carrick, të cilët zhbllokuan shifrat që në minutën e 5-të me anë të mbrojtësit Luke Shaw.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me këtë avantazh minimal të vendasve, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një ritëm krejt tjetër. Miqtë arritën të barazonin përkohësisht rezultatin në minutën e 53-të falë një goli të shënuar nga Morato.

Megjithatë, reagimi i Manchester United ishte i menjëhershëm dhe baraspesha në fushë zgjati vetëm dy minuta. Sulmuesi Cunha riktheu epërsinë e skuadrës vendase duke realizuar golin e dytë në minutën e 55-të. Presioni i "Djajve" vazhdoi dhe Mbeumo thelloi avantazhin në 3-1 me një realizim në minutën e 76-të.

Nottingham nuk u dorëzua dhe ngushtoi distancën vetëm dy minuta më vonë me anë të Gibbs-White, për 3-2. Me këtë trepikësh, Manchester United blindon pozicionin e tretë në renditje me 68 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, skuadra e Nottingham mbetet në vendin e 16-të të klasifikimit në kuotën e 43 pikëve.





Lajmet e fundit nga