web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje me trajnerin? Broja dërgohet sërish në tribunë

2024-03-30 15:18:00, Sport CNA

Përplasje me trajnerin? Broja dërgohet sërish në

Vazhdojnë vështirësitë për Armando Brojën te Fulham-i. Për ndeshjen e sotme të Fulham kundër Sheffield Utd, Broja nuk gjendet as në stol, me trajnerin që e ka dërguar sërish në tribunë. Një lajm i keq ky për Shqipërinë teksa duket qartë se Brojas nuk do të ketë asnjë minutë deri në momentin kur të fillojë Europiani dhe të mbarojë huazimi te Fulham.

Kjo nga ana tjetër konfirmon përplasjen që ka ndodhur mes Brojës dhe trajnerit të Fulham, pavarësisht se asgjë nuk bëhet e ditur në mediat.

Te Shqipëria dhe vetë Broja, shpresojnë që situata të ndryshojë dhe të jetë gati për Europianin e verës, ku prezenca e tij është shumë e rëndësishme.





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga