web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Giroud e mbyll me Milanin, zbulohet skuadra e re e sulmuesit

2024-03-29 13:15:00, Sport CNA

Giroud e mbyll me Milanin, zbulohet skuadra e re e sulmuesit

Sezoni aktual, do të jetë i fundit për Olivier Giroud, me fanellën e Milanit. Sulmuesi francez, ka vendosur të largohet dhe duket se e ka gjetur edhe skuadrën e re.

37-vjeçari ka vetëm tre muaj të mbetura në kontratën e tij me kuqezinjtë dhe do të vazhdojë karrierën në MLS, në SHBA.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Giroud, ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te skuadra e Los Angeles.

Pas bisedimeve për disa javësh, palët kanë arritur akordin meS tyre dhe pritet zyrtarizimi në ditët e ardhshme.

Te skuadra amerikane, Giroud do të firmosë kontratë për 18 muaj dhe më pas me shumë mundësi do të njoftojë tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Giroud është pjesë e Milanit nga viti 2021, teksa ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën italiane, me 46 gola të shënuar, por edhe me disa asiste për shokët e skuadrës.

Me transferimin në SHBA, Giroud mbyll një aventurë shumë të suksesshme në Europë, me skuadra si Montepellier, Arsenal, Chelsea dhe së fundmi Milani.

Sulmuesi, ndonëse në moshë të madhe, është shumë i rëndësishëm edhe për kombëtaren franceze, me trajnerin Deschamps, që e do për eksperiencën e madhe që ka mbi supe.





Lajmet e fundit nga