web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi ndaj Di Marias, arrestohet dy të dyshuar

2024-03-28 13:57:00, Sport CNA

Kërcënimi ndaj Di Marias, arrestohet dy të dyshuar

Policia Federale e Argjentinës, arrestoi dy të dyshuar për kërcënimet ndaj familjes së Angel Di Maria.

Ezequiel A., i identifikuar nga forcat e sigurisë dhe publikuar nga mediat vendase, si dhe një grua me nofkën “Tamara”, janë personat të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj familjes së yllit argjentinas.

Të hënën, një makinë hyri në lagjen Funes, 8 km nga Rosario, ku jeton familja e kampionit të botës, duke lënë një shënim të frikshëm, duke kërcënuar Di Maria se nëse do të kthehej në Rosario Central pas përfundimit të kontratës me Benfica, dikush në familjen e tij do të vdiste.





Lajmet e fundit nga