web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo ndjek Spanjë-Brazil, zbulohet misioni

2024-03-27 10:50:17, Sport CNA

Silvinjo ndjek Spanjë-Brazil, zbulohet misioni

Pas dy miqësoreve të humbura nga Shqipëria, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij, kanë nisur menjëherë nga puna për Europianin, që do të mbahet këtë verë në Gjermani.  

Trajneri bashkë me dy ndihmësit e tij, Zabaletën dhe Dorivan kanë flutuar nga Stokholmi në Madrid për të parë nga afër ndeshjen miqësore të Spanjës dhe Brazilit. Në “Santiago Bernabeu” braziliani studioj nga afër kundërshtarin e kuqezinjve në Euro 2024.

Misioni “sekret” i Silvinjos dhe stafit të tij ishte të nxjerrin shënime dhe të pikasin edhe pikat e dobëta, para ndeshjes së Europianit. 

Kujtojmë se ndeshja me Spanjën do të luhet më 24 qershor në Dusseldorf.





Lajmet e fundit nga