web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb Bylisi dhe ndalet Elbasani, rezultatet surprizë në Kategorinë e Parë

2024-03-27 16:11:00, Sport CNA

Humb Bylisi dhe ndalet Elbasani, rezultatet surprizë në

Skuadrat kryesuese, zhgënjyen në Kategorinë e parë, në sfidat e vlefshme për javën e 26-të.

Burreli i ka shkaktuar humbjen e katërt sezonale Byslit. Matjanëve u mjaftoi një gol i Ferrukut në fillimin e ndeshjes për të marrë tri pikë me shumë vlerë.

Nga humbja e Bylisit përfiton Elbasani, që merr një pikë në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Kastriotit, sfidë e luajtur në Fushë-Krujë. Verdheblutë tashmë janë 2 pikë para ballshiotëve.

Korabi dhe Flamurtari, dy skuadrat që luajnë për play-off, e kanë mbyllur në barazim sfidën në Peshkopi, me dibranët që kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën të mbanin fitoren.

Ndërsa Apolonia përmbysi 2-1 Tomorin në pjesën e dytë. Sfida tjetër mes Besës dhe Luzit përfundoi 4-1. Kavajasit shënuan nga dy gola për cdo pjesë loje.





Lajmet e fundit nga