web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kërkon Juventusi, klubi rus rrit çmimin për Mitajn

2024-03-29 13:04:00, Sport CNA

E kërkon Juventusi, klubi rus rrit çmimin për Mitajn

Mario Mitaj, është padyshim një nga lojtarët shqiptar, më të përfolur të momentit. Ashtu si në kualifikuese, mbrojtësi i majtë, shkëlqeu me Shqipërinë, edhe në dy ndeshjet miqësoret e muajit mars.

Prej javësh, thuhet se në gjurmët e lojtarit, është vënë klubi i madh italian, Juventusi, me drejtues të bardhezinjve që e ndoqën nga afër edhe në miqësoren me Kilin në Parma.

Duke përfituar nga kjo, Lokomotiva e Moskës, që zotëron kartonin e lojtarit, ka vendosur ta rrisë çmimin për të.

Klubi rus, kërkon të paktën 10 milionë euro, për shërbimet e Mitajt dhe nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, më poshtE se kjo shifër.

Mitaj luan prej dy sezonesh në kampionatin rus, aty ku u transferua nga grekët e AEK-ut.





Lajmet e fundit nga