web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo-Skënderbeu/ Kryeqytetasit me mungesa të rëndësishme, korçarët të plotë

2024-03-30 11:54:00, Sport CNA

Dinamo-Skënderbeu/ Kryeqytetasit me mungesa të rëndësishme,

Dinamo City, pret në “Niko Dovana” Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superiore. 

Një përballje direkte mes dy ekipeve, që luftojnë për një vend në katërshen e parë. Pritet të jetë një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën, përballjet mes këtyre dy ekipeve.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i bluve, Dritan Mehmeti, zbuloi dy mungesa të rëndësishme për kryeqytetasit, mbrojtësin Albian Marku dhe mesfushori Andoni. Tekniku kërkoi kujdes nga skuadra e tij, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Mehmeti vlerësoi maksimalisht Skënderbeun, ndërsa deklaroi se në këtë përballje le të fitojë më i miri.

Në krahun tjetër, Skënderbeu vjen i plotë në këtë përballje dhe trajneri Ivan Gvozdenovic, ka alternativa të shumta për formacionin. Korçarët pritet të luajnë me sistem sulmues, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut, do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 18:00.





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga