web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy gola në Vllaznia-Erzeni, Teuta në avantazh ndaj Tiranës. Çfarë ndodhi në pjesët e para

2024-03-29 19:51:00, Sport CNA

Dy gola në Vllaznia-Erzeni, Teuta në avantazh ndaj Tiranës.

Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Superiores, të vlefshme për javën e 29-të në Superiore.

Teuta kryeson 1-0 ndaj Tiranës, me golin që u shënua në fundin e pjesës së parë. Ishte mbrojtësi Jazxhi, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës.

Nuk ka fitues ende në Shkodër, aty ku Vllaznia dhe Erzeni barazojnë 1-1 mes tyre. Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga