Bledar Devolli: Me Egnatian dukej si ndeshje Kategorisë së Dytë, rezultatin e di ai lart
Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli pas ndeshjes ku sku...

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në sektorin teknik. Departamenti i Komunikimit bën me dije se Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-19, ndërsa Ardi Behari i cili mbante postin e trajnerit të Kombëtares U-17, tani do të jetë përgjegjës i sektorit të skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përgjegjës për drejtimin e Kombëtares U-16 do të jetë Fatjon Muhameti.
Ndërkaq, FSHF ka arritur marrëveshjen me trajnerin Julian Ahmati për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19. Julian Ahmati është një trajner me eksperiencë pasi ka drejtuar disa ekipe në vendin tonë si Teuta, Luftëtari, Tirana, Skënderbeu dhe gjithashtu ka punuar edhe me ekipet e moshave. Ndërsa Erjon Stavri do të jetë koordinatori teknik i Qendrave Rajonale.
Alban Bushi, do të mbetet në drejtimin e Kombëtares U21.
Në një prononcim për fshf.org, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, shpjegoi ndryshimet në sektorin teknik të FSHF-së.
“FSHF ka bërë disa ndryshime në sektorin teknik. Përgjegjësi i ri i sektorit të skautizmit është Ardi Behari. Alban Bushi vijon të jetë në krye të Kombëtares U-21, ndërsa Julian Ahmati do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19. Bledi Shkëmbi kalon te Kombëtarja U-17, Fatjon Muhameti merr drejtimin e Kombëtares U-16. Ndërsa Armand Dama vijon të jetë në krye të Kombëtares U-15. Erjon Stavri është koordinatori teknik i Qendrave Rajonale”, – tha Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.
Për fshf.org foli edhe Ardi Behari. Ai theksoi se pozicioni i ri si përgjegjës i sektorit të skautizmit është një punë shumë e rëndësishme, por që bëhet më e lehtë për shkak të eksperiencës që ai ka.
“Është një punë shumë e rëndësishme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Detyrat janë specifike, pavarësisht se mendoj që janë të prekshme nga ana ime, për shkak edhe të njohjeve që kam me lojtarët. Jo vetëm me ata që luajnë në Shqipëri por edhe me ata që luajnë jashtë, për shkak edhe të kohëzgjatjes në punë dhe të fashave të moshave të ndryshme që i kam kaluar nëpër duart e mia. Mendoj që është një punë që më përshtatet dhe shumë e bukur për ta bërë” – tha Përgjegjësi i sektorit të skautizmit, Ardi Behari.
Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati, duke folur për fshf.org tha se është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekip Kombëtar dhe shtoi se objektivi kryesor është përmirësimi i lojtarëve.
“Është një eksperiencë e re, është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekipi Kombëtar në vendin tënd. E shoh si një mundësi shumë të mirë për të kontribuar për të ardhmen e vendit, për të ndihmuar, për të stërvitur dhe përmirësuar lojtarët, që të jenë gati për ekipin Kombëtar A.
Organika e skuadrës është e madhe, por padiskutim që priten edhe prurje të reja. Bëhet fjalë për elementë të rinj që dalin dhe spikatin nëpër vende të ndryshme dhe në Shqipëri. Kjo është një punë kolosale e organizuar shumë mirë dhe ne duhet t’i japim ato njohuri që t’i përmirësojmë lotjarët në të gjitha aspektet fizike, teknike dhe taktike, që janë elementët për të përmirësuar dhe për të shkuar në nivele të larta” – tha trajneri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati.
Erjon Stavri shpjegoi detyrat që ai do të ketë si koordinator teknik i Qendrave Rajonale.
“Puna ime është mbikëqyrja dhe koordinimi sa më i mirë i punëve në Qendrat Rajonale. Fokusi kryesorë do të jetë në rakordimin dhe interpretimin sa më të mirë të planeve stërvitore, për të rritur sa më shumë nivelin e lojtarëve të cilët janë pjesëmarrës në këto Qendra Rajonale, ku aty është dhe sektori më i rëndësishëm për furnizimin e ekipeve Kombëtare”, – tha koordinatori teknik i Qendrave Rajonale, Erjon Stavri.
Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli pas ndeshjes ku sku...
The A girls' national team starts gathering and training f...
Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, zbuloi këtë të premte vend...
Sulmuesi, Anis Mehmeti, duket se ka gjetur formën e shkëlq...
Xabi Alonso i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij....
Sezoni aktual, do të jetë i fundit për Olivier Giroud, me ...
Telashet për mesfushorin italian, Sandro Tonali nuk kanë f...
Sukseset e arritura nga skuadra e Interit, nën drejtimin e...
UEFA do të shqyrtojë kërkesën e disa trajnerëve, për zgjer...
Mario Mitaj, është padyshim një nga lojtarët shqiptar, më ...
Shqipëria humbi dy miqësoret e muajit mars, teksa u mposht...
Pas fitores në derbi ndaj Dinamos dhe pauzës së Kombëtarev...
Vllaznia ishte një nga skuadrat që i bëri më shumë punë pa...
The statement of Olti Hysen, that he does not consider Kosov...
Shqirim Taipi is the youngest player of Gjilan. The Albanian...
Nuk kanë fund telashet për mesfushorin italian, Sandro Ton...
Lushnja triumfoi me përmbysje ndaj Vorës me rezultatin 4-3...
E ardhmja e Armando Brojës, vazhdon të jetë e paqartë. Sip...
Mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus, ka reaguar për herë të pa...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Thirty-five people were killed and 30 others were injured ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...