web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani kërkon fitoren me Laçin, Shehi merr lajme të mira

2024-03-30 11:50:00, Sport CNA

Partizani kërkon fitoren me Laçin, Shehi merr lajme të mira

Pas humbjes me Teutën, Partizani do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat. Përballë, do të jetë Laçi, një skuadër që i ka hapur shpesh probleme të kuqve në të kaluarën.

Për kryeqytetasit, pritet të jetë një sfidë e vështirë në transfertë, ashtu siç e pranoi edhe vetë trajneri i Partizanit, Orges Shehi, në konferencën para ndeshjes.

Sipas tij, ekipi duhet të ketë përqendrim maksimal, për të marrë maksimumin nga kjo përballje.

Shehi tha se rezultati do të flasë vetë për ndeshjen, ndërsa shtoi se duhet të bëhet më e mira për fanellën e Partizanit.

Për sfidën me Laçin, trajneri do të ketë ekipin e plotë, diçka që ka ndodhur shumë rrallë gjatë këtij sezoni. Lojtarët e dëmtuar, janë rikuperuar, ndërsa me ekipin janë bashkuar edhe Maguette dhe Bintsouka, që ishin larguar drejt Afrikës në pauzën e kombëtareve.

Sfida mes Laçit dhe Partizanit, do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00.





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga