web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje surprizë, Partizani pritet të huazojë sulmuesin te rivalët e Superiores

2024-01-19 14:04:00, Sport CNA

Lëvizje surprizë, Partizani pritet të huazojë sulmuesin te

Te Partizani ka mbipopullim në sulm dhe për këtë arsye, një nga lojtarët e këtij reparti pritet të huazohet.

Teuta është skuadra më në nevojë, por edhe më e interesuar. Klubet kanë biseduar për një huazim të mundshëm të një prej sulmuesve, teksa mësohet se mes alternativave është edhe Kristian Mba.

Nigeriani aktualisht është i dëmtuar dhe pasi të kthehet, do t’i duhen minuta që të kthehet në formë. Te Teuta ai do të kishte më shumë hapësira për të fituar formën optimale. Nga ana tjetër, Mba do të ndihmonte edhe Teutën në garën për mbijetesë, për tu rikthyer në maksimum për Europën.





Lajmet e fundit nga