web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Karim Benzema mund të transferohet tek Interi”

2024-01-18 11:53:55, Sport CNA

E ardhmja e Karim Benzema-së është në qendër të vëmendjes. Aventurës së francezit në Arabinë Saudite duket se po i vjen fundi, pasi ka disa mosmarrëveshje me Al-Ittihad.

Nga mediat arabe bëhet me dije se sulmuesi është shumë afër rikthimit në Evropë, teksa ka interesime nga disa ekipe të njohura. Mes tyre edhe Interi. Është pikërisht ish-portieri i zikaltërve, Sebastian Frey, i cili ka “plasur bombën”, duke theksuar se Benzema mund të bëhet pjesë e Serisë A.

“Benzema ka mosmarrëveshje me Al-Ittihad dhe për këtë arsye ai mund të nxirret në merkato që tani në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar që Marotta nuk e ka pohuar një afrim te francezi, por njëkohësisht as nuk e ka mohuar diçka të tillë. Prioriteti është largimi i Sanchez-it dhe nëse kjo gjë ndodh Interi mund të kthehet nga Benzema”, ka theksuar Frey.





14:51 Sport

Allegri

Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat,...

13:46 Sport

U fut në

Klodian Duro është banori më i ri i "Big Brother Albania VIP...

Lajmet e fundit nga